Specialja për dëshmitarin e 62-të: Është arrestuar e rrahur nga ushtarët e UÇK-së në fillim të 1999-ës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...

Nesër shënohet 26-vjetori i rënies së heroit Bahri Fazliu

Për nder të 26-vjetorit të rënies heroike të heroit...

Anëtarësimi në KiE, Tahiri thotë se Qeveria duhet të jetë e mençur të mos e izolojë Kosovën nga Evropa

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet rreth...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haxhiu prezanton punën dy vjeçare të Ministrisë së Drejtësisë

Extra AL PVC

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministri, Blerim Sallahu, përmes një video informuese, kanë prezantuar punën dy vjeçare të Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me reformën në sistemin e drejtësisë, hartimin e politikave kundër korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore dhe transparencën.

Ministrja Haxhiu theksoni punën që është duke u bërë në kompletimin e bazës ligjore që mundëson zhvillimin e Vetingut, i cili do të siguroj që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur, efikas dhe transparentë dhe gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës të kenë integritet moral por edhe profesional.

Gjatë prezantimit të punës dy vjeçare, ministrja Haxhiu tha se është bërë kursimi i buxhetit publik, ku përmendi fitoren e Republikës së Kosovës në dy raste në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit në vlerë rreth 100 milionë euro.

Si prioritet tjetër që është punuar, ministrja Haxhiu vlerësoi edhe adresimin e krimeve të luftës ku janë ndërmarr hapa duke rritur kapacitetet me 4 prokuror në Prokurorinë Speciale dhe 6 bashkëpunëtor profesional për trajtimin e krimeve të luftës, themelimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, i cili pritet të funksionalizohet gjatë vitit 2023 dhe hartimin e Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale.

Haxhiu tha se janë miratuar katër akte të rëndësishme në parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore si : Strategjia Nacional kundër Dhunës në Familje (2022- 2025) , Protokolli Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale, ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale që parashihen dënimet plotësuese për dhunuesit, Kurrikulën për trajtimin e dhunuesve dhe ndihmë juridike falas për gjithë kategoritë e viktimave të dhunës.

Gjatë periudhës dy vjeçare të punës, ministrja Haxhiu vlerësoi edhe transparencën me qytetarë dhe media.

“Janë pritur mbi 1600 qytetarë sepse i kemi dyert e hapura për qytetarët, sepse ne u shërbejmë atyre”, tha ministrja Haxhiu.

Gjatë këtyre dy viteve në hartimin e politikave kundër korrupsionit dhe krijimin e mekanizmave për konfiskimin civil, zëvendësministri Sallahu theksoi se është kompletuar Projektligji për Byronë për Konfiskimin dhe Verifikimin e Pasurisë që do të themelohet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, paketa antikorrupsion që parasheh krijimin e task forcës hetimore Anti-korrupsion por edhe luftimin e korrupsionit përmes sinjalizimit si dhe është themeluar Gjykata Komericale.

Gjatë periudhës dy vjeçare, janë miratuar mbi 70 projektligje dhe akte nënligjore nga Ministria e Drejtësisë dhe janë nxjerr 244 vendime nga Ministrja Haxhiu. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Specialja për dëshmitarin e 62-të: Është arrestuar e rrahur nga ushtarët e UÇK-së në fillim të 1999-ës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...

Nesër shënohet 26-vjetori i rënies së heroit Bahri Fazliu

Për nder të 26-vjetorit të rënies heroike të heroit...

Ushtria izraelite merr nën kontroll kufirin në Rafah

Ushtria izraelite tha të martën se ka marrë kontrollin...

Anëtarësimi në KiE, Tahiri thotë se Qeveria duhet të jetë e mençur të mos e izolojë Kosovën nga Evropa

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet rreth...

Specialja për dëshmitarin e 62-të: Është arrestuar e rrahur nga ushtarët e UÇK-së në fillim të 1999-ës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 62-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili mban...

Nesër shënohet 26-vjetori i rënies së heroit Bahri Fazliu

Për nder të 26-vjetorit të rënies heroike të heroit të kombit, Bahri Fazliu, nesër në orën 12:00, në Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania...

Ushtria izraelite merr nën kontroll kufirin në Rafah

Ushtria izraelite tha të martën se ka marrë kontrollin e pikëkalimit kufitar në Rafah, midis Gazës dhe Egjiptit, pjesë kjo e cila ka qenë...