Eman Rrahmani i thotë KURRË ligjit për Kodin Civil

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani me anë të...

Mirlind Daku shënon sërish gol të bukur në Rusi, Rubini barazon me Uralin

Mirlind Daku ka gjetur sërish golin në Premierligën e...

Sherifi: Kurti po e bën “Zajednicën” për një çmim shumë të ulët

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë se po...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haradinaj i kërkon Osmanit diskutim me partitë politike për shpërbërjen e Kuvendit

Extra AL PVC

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani që të deklarohet për mundësinë për shpërbërje të Kuvendit si dhe të thërrasë në takim partitë politike, për ta diskutuar këtë ndryshim kursi të kryeministrit, Albin Kurti.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se AAK-ja ka kohë që ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë, e siç tha ai “Tash paska dalë me kërkesë që të bashkohet me opozitën për ta shpërndarë Kuvendin”.

“Aleanca ka kohë që ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë, mirëpo kryeministri jo vetëm që e ka kundërshtuar por është kujdesur të na e kujtojë se kur është afati i zgjedhjeve të rregullta. Tash paska dalë me kërkesë që të bashkohet me opozitën për ta shpërndarë Kuvendin.

Çka ka ndryshuar në ndërkohë!? A është Presidentja e vendit në dijeni për këtë ndryshim kursi të kryeministrit. Shpërndarja e Kuvendit duhet të jetë rezultat i një konsensuesi politik. Presidentja duhet të deklarohet për këtë çështje dhe eventualisht të thërrasë në takim partitë politike, për ta diskutuar këtë ndryshim kursi të Kryeministrit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai po ashtu tha se Kosova sot përballet me një situatë të ndjeshme, edhe politike edhe të sigurisë, dhe kjo temë siç u shpreh ai “kërkon qartësi”.

“Përpos nëse edhe ky ndryshim kursi i Albin Kurtit, është veç edhe një mashtrim i radhës”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Postimi i Plotë i Ramush Haradinaj

spot_img

Të fundit

Eman Rrahmani i thotë KURRË ligjit për Kodin Civil

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani me anë të...

Mirlind Daku shënon sërish gol të bukur në Rusi, Rubini barazon me Uralin

Mirlind Daku ka gjetur sërish golin në Premierligën e...

Sherifi: Kurti po e bën “Zajednicën” për një çmim shumë të ulët

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë se po...

Eman Rrahmani i thotë KURRË ligjit për Kodin Civil

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani me anë të një shkrimi në Facebook e ka bërë të qartë edhe njëherë se KURRË nuk do...

Mirlind Daku shënon sërish gol të bukur në Rusi, Rubini barazon me Uralin

Mirlind Daku ka gjetur sërish golin në Premierligën e Rusisë. Sulmuesi shqiptar kontribuoi me gol sot në barazimin e Rubin Kazanit me Uralin, në kuadër...

Sherifi: Kurti po e bën “Zajednicën” për një çmim shumë të ulët

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë se po krijohet një krizë e re teksa asociacioni ishte tema kyçe në bisedën telefonike që kryeministri...