Zeqiri flet pas shkarkimit: E habitshme që në komunikatë nuk janë përmendur arsyet e shkarkimit tim

Imer Zeqiri, ish-kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës...

Bjeshkët e gërryera nga industria e nxjerrjes së gurëve

“Këtij vendi i kemi thënë Lugu i Unazës”, kujton...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hamasi pranon armëpushimin, ndërsa Izraeli nis ofensivën në Rafah

Extra AL PVC

Grupi militant palestinez Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – u pajtua të hënën me një propozim armëpushimi në Gazë por Izraeli tha se kushtet nuk i përmbushnin kërkesat e këtij shteti dhe vazhdoi me sulmet në Rafah, ndërsa planifikon vazhdimin e negociatave për një marrëveshje.

Zhvillimet në luftën që nisi shtatë muaj më parë erdhën pasi forcat izraelite goditën Rafahun në jug të Gazës dhe urdhëruan banorët të largoheshin nga pjesët e qytetit.

Qyteti Rafah ka qenë një strehë për më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur.

Hamasi tha në një deklaratë të shkurtër se shefi i grupit, Ismail Haniyeh, kishte informuar ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit se e pranoi propozimin e tyre për një armëpushim.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu tha më vonë se propozimi i armëpushimit nuk përmbushte kërkesat e Izraelit por shteti do të dërgonte një delegacion për t’u takuar me negociatorët, për të arritur një marrëveshje.

Ministria e Jashtme e Katarit tha se delegacioni i saj do të shkojë në Kajro të martën për të rifilluar negociatat jo të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Hamasit.

Në një deklaratë, zyra e Netanyahut shtoi se kabineti i tij i luftës miratoi vazhdimin e një operacioni në Rafah.

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, tha në rrjetin social X se duke e bombarduar Rafahun, Netanyahu po rrezikonte një armëpushim.

Një zyrtar izraelit, duke folur në kushte anonimiteti, tha se propozimi që Hamasi miratoi ishte një version i zbutur i një oferte nga Egjipti dhe përfshinte elementë që Izraeli nuk mund t’i pranonte.

“Kjo do të duket të jetë një mashtrim që synon ta bëjë Izraelin të duket si pala që refuzon një marrëveshje,” tha zyrtari izraelit.

Një zyrtar tjetër i informuar për marrëveshjen tha se Hamasi kishte rënë dakord për armëpushimin me faza dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve të propozuar nga Izraeli më 27 prill me ndryshime të vogla që nuk preknin pjesët kryesore të propozimit.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha se Uashingtoni do të diskutojë përgjigjen e Hamasit me aleatët në orët e ardhshme dhe se një marrëveshje ishte “absolutisht e arritshme”.

Më shumë se 34.600 palestinezë janë vrarë në konflikt, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. OKB-ja ka thënë se kriza e urisë në enklavë është e pashmangshme.

Lufta filloi më 7 tetor të vitit të kaluar kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer 252 të tjerë, nga të cilët 133 besohet se mbeten peng në Gazë, sipas të dhënave izraelite.

Çdo armëpushim i arritur do të ishte pauza e parë në luftime, që nga një armëpushim njëjavor në nëntor gjatë të cilit Hamasi liroi rreth gjysmën e pengjeve.

Që atëherë, të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të ri janë themeluar mbi refuzimin e Hamasit për të liruar më shumë pengje pa një premtim për një fund të përhershëm të konfliktit, si dhe këmbënguljen e Izraelit që do të diskutonte vetëm një pauzë të përkohshme.

Taher Al-Nono, një zyrtar i Hamasit dhe këshilltar i Haniyeh, tha për Reuters se propozimi plotësonte kërkesat e grupit për përpjekjet e rindërtimit në Gazë, kthimin e palestinezëve të zhvendosur dhe një shkëmbim të pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite.

Zëvendës shefi i Hamasit në Gazë, Khalil Al-Hayya, i tha televizionit Al Jazeera se propozimi përbëhet nga tre faza – nga gjashtë javë secila – me Izraelin që të tërheqë trupat e tij nga Gaza në fazën e dytë.

Më herët të hënën, Izraeli urdhëroi evakuimin në pjesët e Rafahut – qytetit në kufirin me Egjiptin që ka shërbyer si streha e fundit për rreth gjysmën e 2.3 milionë banorëve të Gazës.

Një sulm izraelit në një shtëpi në Rafah vrau pesë palestinezë, duke përfshirë një grua dhe një vajzë, thanë mjekët.

Izraeli beson se një numër i konsiderueshëm i luftëtarëve të Hamasit, së bashku me dhjetëra pengje të mundshme, janë në Rafah, dhe ka thënë se fitorja kërkon marrjen e qytetit kyç.

Aleati më i afërt i Izraelit, SHBA-ja, i ka bërë thirrje që të mos sulmojë Rafahun, duke thënë se nuk duhet ta bëjë këtë pa një plan të plotë për të mbrojtur civilët atje. Plani ende nuk është paraqitur.

Një zyrtar amerikan tha se Uashingtoni është i shqetësuar për sulmet e fundit të Izraelit kundër Rafahut, por nuk beson se ato përfaqësojnë një operacion të madh ushtarak.

Izraeli tha të hënën se po kryente operacione të kufizuara në pjesën lindore të Rafahut. Banorët palestinezë thanë se kishte sulme masive ajrore.

“Ata kanë qëlluar që mbrëmë dhe sot pas urdhrave të evakuimit, bombardimet u bënë më intensive sepse duan të na frikësojnë që të largohemi”, tha për Reuters, Jaber Abu Nazly, një 40-vjeçar, baba i dy fëmijëve.

“Të tjerët po pyesin nëse ka ndonjë vend të sigurt në të gjithë Gazën,” shtoi ai.

Të udhëzuar nga mesazhet me tekst, telefonatat dhe fletushkat arabe, për t’u zhvendosur në atë që ushtria izraelite e quajti një “zonë e zgjeruar humanitare” – rreth 20 kilometra larg, disa familje palestineze filluan të largohen në shiun e ftohtë të pranverës.

Ndërsa familjet çmontonin tendat dhe mblidhnin gjërat e tyre, Abdullah Al-Najar tha se kjo ishte hera e katërt që ai ishte zhvendosur, që nga fillimi i luftimeve shtatë muaj më parë.

“Zoti e di se ku do të shkojmë tani. Nuk kemi vendosur ende”, tha ai.

spot_img

Të fundit

Iran, rrëzohet helikopteri me të cilin udhëtonte Presidenti Ebrahim Raisi

Një helikopter me të cilin po udhëtonte presidenti iranian...

Zeqiri flet pas shkarkimit: E habitshme që në komunikatë nuk janë përmendur arsyet e shkarkimit tim

Imer Zeqiri, ish-kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës...

VIDEO/ Përfundon takimi i Thaqit me prindërit në Hagë, flet babai: “Po na merr malli, n’Kosovë e kanë venin e jo këtu”

Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në...

Mirlind Daku shënon sërish në humbjen e Rubin Kazanit

Rubin Kazan është mposhtur 3:1 në udhëtim nga Spartak...

Iran, rrëzohet helikopteri me të cilin udhëtonte Presidenti Ebrahim Raisi

Një helikopter me të cilin po udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i tij i jashtëm bëri një ulje të detyruar dhe të...

Zeqiri flet pas shkarkimit: E habitshme që në komunikatë nuk janë përmendur arsyet e shkarkimit tim

Imer Zeqiri, ish-kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me shkarkimin e tij duke thënë se nga mediat e ka kuptuar...

VIDEO/ Përfundon takimi i Thaqit me prindërit në Hagë, flet babai: “Po na merr malli, n’Kosovë e kanë venin e jo këtu”

Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Babai dhe nëna e Thaçit ishin sot për vizitë tek...