Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO

Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike,...

Marrëveshjen me Kosovën kundër manipulimit të informacionit, Hovenier e quan një hap të rëndësishëm

Ambasadori Jeff Hovenier, dëshmitari i nënshkrimit të një kuadri...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Extra AL PVC

Hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gjatë ditës nuk kanë qenë në funksion. Sipas njoftimit nga qeveria, cak i sulmeve ka qenë faqja e Presidencës dhe Kryeministrisë, të cilat edhe janë rikthyer shpejt në funksion.

Këto faqe janë sulmuar, siç ka njoftuar për RTKLive, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas deklaratave që ai i ka dhënë kundër Rusisë.

“Ky grup i hakerëve rus ka zhvilluar sulm kibernetik kundër Kosovës si hakmarrje ndaj deklaratës time në mbështetje të Ukrainës”, ka deklaruar Maqedonci, i cili ka qëndruar në Poloni në Konferencën e mbrojtjes “Defense 24”.

Në reagimin e hakerëve rusë përmendet fjalimi i ministrit Maqedonci, i cili ka thënë, sipas tyre, se “Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës”.

“Kosova është e gatshme t’i bashkojë përpjekjet kolektive për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. Ata duhet të mendojnë më shumë për këtë…”, kanë shkruar rusisht këta hakera duke përmendur ministrin Maqedonci.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar thënë se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës.

Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin “X”, tha se sulmi hibrid rus ndaj Kosovës po vjen pas njoftimit të mbështetjes së Kosovës me pajisje ushtarake për Ukrainën.

“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, ka shkruar Gërvalla.

spot_img

Të fundit

Astronomët kanë zbuluar një planet të ri: Është shumë i çuditshëm dhe një gjë e lidh atë me Tokën

Astronomët besojnë se planeti rrotullohet në mënyrë sinkrone, kështu...

Biden dhe Trump qëndrime të forta lidhur me tarifat mbi mallrat kineze

Qendrimi i fortë ndaj Kinës është një nga ato...

Me ceremoni, Kroacia nesër e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Kroacia nesër do ta dërgojë kontigjentin e saj të...

Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO

Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike,...

Astronomët kanë zbuluar një planet të ri: Është shumë i çuditshëm dhe një gjë e lidh atë me Tokën

Astronomët besojnë se planeti rrotullohet në mënyrë sinkrone, kështu që e njëjta anë, e quajtur ana e ditës, gjithmonë përballet me yllin, dhe ana...

Biden dhe Trump qëndrime të forta lidhur me tarifat mbi mallrat kineze

Qendrimi i fortë ndaj Kinës është një nga ato pak çështje për të cilën bien dakord si demokratët dhe republikanët, përfshirë Presidentin Joe Biden. “Për...

Me ceremoni, Kroacia nesër e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Kroacia nesër do ta dërgojë kontigjentin e saj të 41-të në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s. Ministria kroate e Mbrojtjes njoftoi...