Kryediplomati grek: Greqia do të abstenojë në kërkesën e Kosovës për KiE

“Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të...

Universiteti Western Balkans, nis bashkëpunimin me operatorin më të madh të qendrave rehabilituese mjekësore në Gjermani

Universiteti Western Balkans, ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me...

​Regjistrimi i krimeve dhe dëmeve nga lufta, kërkohet nga qeveria ta padisë Serbinë

Dëmet e luftës së fundit në Kosovë konsiderohen të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hadergjonaj: U shkatërruam nga ai barazim me Andorrën, do të rikthehemi për të kompensuar pikët e humbura

Extra AL PVC

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar dy ndeshjet e para për kampanjën kualifikuese të Euro 2024.

Dardanët kanë luajtur baras në dy sfidat e para, fillimisht te Izraeli 1-1 në udhëtim dhe po me të njëjtin rezultat barazuan edhe me Andorrën në Prishtinë.

Përderisa barazimi me Izraelin la të gjithë të kënaqur pasi morëm një pikë në udhëtim te kundërshtari direkt, zhgënjimi që nuk morëm tre pikë ndaj Andorrës ishte jashtëzakonisht i madh, duke filluar nga futbollistët deri te tifozët.

Kosova tani ndodhet në vendin e tretë në tabelë me dy pikë, katër më pak se Rumania dhe Zvicra që kanë marrë maksimumin pas 180 minutave të para.

Njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të Kosovës viteve të fundit është Florent Hadergjonaj, i cili luajti 90 minuta ndaj Andorrës.

Në një prononcim për Telegrafin, Hadergjonaj ka thënë se u shkatërruan të gjithë me barazimin ndaj Andorrës, pasi duhej të merrnin tre pikët.

“Ka qenë një goditje shumë e madhe për ne. Pas ndeshjes të gjithë kemi qenë të shokuar e shkatërruar, pasi lëshuam nga duart fitoren. Nuk është se kundërshtari bëri ndonjë gjë, por ne nuk luajtëm mirë pasi nuk kemi pasur raste shënimi”.

“Është normale që një kundërshtar cilido qoftë ai mund ta shënoj një gol, por kur luajmë ndaj këtyre kombëtareve më të dobëta duhet të krijojmë më shumë që të realizojmë më shumë gola dhe pastaj goli eventual i tyre nuk vlen”, thotë Hadergjonaj.

Megjithatë mbrojtësi i djathtë thotë se e dinë ku qëndron problemi te Kosova dhe në ndeshjet e ardhshme duhet ta zgjedhin atë.

“Ne kemi futbollistë individual të jashtëzakonshëm, por çalojmë në grup. Këtu duhet të përmirësohemi të luajmë si ekip dhe nëse arrijmë ta bëjmë këtë besoj që do të vijnë edhe fitoret. Po e potencoj që si individual kemi lojtarë shumë të mirë të cilët luajnë në klube të mira dhe kampionatet më të mira në botë, por kjo nuk vlen për të arritur rezultatet, pasi vetëm me lojë ekipore mund të bëjmë gjëra të mëdha”, tha Hadergjonaj.

Mbrojtësi i djathtë tutje shton se barazimi ndaj Andorrës ishte vetëm një natë e keqe për Kosovën.

“Thash edhe më lartë se kundërshtari nuk bëri asgjë, por ne është dashur të bëjmë më shumë. Mendoj se kjo ka qenë vetëm një natë e keqe për ne dhe se duhet të kthehemi. Ishim të dëshpëruar shumë pasi më shumë se që e duam ne fitoren nuk e do askush. Normal kritikat i pranojmë dhe ato na bëjnë edhe më të fortë në të ardhmen. Kërkojmë falje për këtë zhgënjim”, tha Hadergjonaj për Telegrafin.

Kërkon gjashtë pikë në qershor

Ndeshjet e radhës Kosova do t’i zhvilloj në muajin qershor, ku fillimisht presin Rumaninë më 16 dhe pastaj luajnë në udhëtim te Bjellorusia tre ditë më vonë.

Hadergjonaj thotë se duhet marrë gjashtë pikë nga këto dy ndeshje dhe se e kanë vet në duar fatin e tyre dhe kualifikimit.

“Kuptohet që pikët e humbura nuk kthehen më, por ne duhet të shikojmë përpara dhe të marrim rezultate pozitive në sfidat e radhës”.

“Në qershor do të luajmë në Prishtinë ndaj Rumanisë dhe pastaj në udhëtim te Bjellorusia. Nëse duam të arrijmë diçka atëherë e kemi obligim të fitojmë këto dy ndeshje dhe pastaj do të ishim më të qetë për të ardhmen”, thotë Hadergjonaj.

“Po them përsëri se nuk ka ndeshje të lehtë, por duhet me patjetër t’i marrim ato gjashtë pikë në qershor që të mbesim në garë për kualifikim”, tha Hadergjonaj.

Dardanët do të përballen me Rumaninë më 16 qershor në Fadil Vokrri në Prishtinë, derisa tre ditë më vonë luajnë në udhëtim te Bjellorusia, por që vendi nuk është caktuar ende se ku do të zhvillohet kjo ndeshje pasi bjellorusët e kanë të ndaluar t’i zhvillojnë ndeshjet në vendin e tyre.

“Do të japim gjithçka ta dërgojmë Kosovën në Evropian, për mua kjo vlen më shumë se sa të luaja në Real Madrid”

Florent Hadergjonaj është pjesë e Kosovës që nga viti 2019, derisa para kësaj kohe kishte luajtur për të gjitha kategoritë e Zvicrës deri në Përfaqësuesen A të helvetikve.

Mbrojtësi i djathtë është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Dardanëve dhe ai deri më tani ka zhvilluar 26 ndeshje ku ka shënuar një gol e ka asistuar në tre të tjerë.

Hadergjonaj ka thënë për Telegrafin se qëllimi i tij është që të mbetet në histori të Kosovës, pasi dëshiron ta dërgojë Përfaqësuesen dardane në një Kampionat Evropian.

“Ne vazhdojmë të besojmë se mund të arrijmë të shkojmë në Evropian, pasi gjithçka është në duart tona. Kemi edhe tetë ndeshje dhe duhet të japim 100 për qind nga vetja që ëndrrën ta bëjmë realitet”, thotë Hadërgjonaj.

28-vjeçari ka thënë se për të është më e rëndësishme të shkoj në Evropian me Kosovën se sa të luante në klubin më të madh në botë Real Madrid dhe të fitonte shumë trofe.

“Asnjë sukses me klubet nuk është i barabartë se ai me Kombëtaren, pasi në klube kemi kontrata dhe paguhemi e kombëtarja është obligim, është ndjenjë që nuk përshkruhet dot. Unë kam lënë Zvicrën pasi kam ardhur për të pasur suksese me Kosovën pasi kjo është ëndërr e imja. Personalisht do të preferoja të luaja në Evropian me Kosovën dhe do ta cilësoja suksese më të madh se sa të luaja në Real Madrid e t’i fitoja gjitha trofetë”, u shpreh Hadergjonaj.

Kujtojmë që Hadergjonaj tani e tre vite e gjysmë po luan te Kasimpasa në Turqi, derisa ai ka bërë karrierë edhe në Ligën Premier me Huddersfieldin dhe në Bundesliga me Ingolstadin

Deçanasi e ka nisur karrierën te kampioni në fuqi i Zvicrës, Young Boys Bern.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kryediplomati grek: Greqia do të abstenojë në kërkesën e Kosovës për KiE

“Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të...

Universiteti Western Balkans, nis bashkëpunimin me operatorin më të madh të qendrave rehabilituese mjekësore në Gjermani

Universiteti Western Balkans, ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me...

​Regjistrimi i krimeve dhe dëmeve nga lufta, kërkohet nga qeveria ta padisë Serbinë

Dëmet e luftës së fundit në Kosovë konsiderohen të...

O’Brien në Beograd thotë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin – do të bëjmë gjithçka që të përmbushet premtimi

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James...

Kryediplomati grek: Greqia do të abstenojë në kërkesën e Kosovës për KiE

“Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk do të...

Universiteti Western Balkans, nis bashkëpunimin me operatorin më të madh të qendrave rehabilituese mjekësore në Gjermani

Universiteti Western Balkans, ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me “Median Reha Zentrum, Bernkastel Kues”, pjesë e operatorit më të madh të qendrave rehabilituese në...

​Regjistrimi i krimeve dhe dëmeve nga lufta, kërkohet nga qeveria ta padisë Serbinë

Dëmet e luftës së fundit në Kosovë konsiderohen të jenë të mëdha si në njerëz ashtu edhe në ekonomit, të cilat në bazë të...