Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë....

Peshkatari që gjeti trupin e 9-vejçares: E pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pse BE s’i lejon Kosovën dhe Shqipërinë t’i heqin kontrollet kufitare?!

Extra AL PVC

Shkruan Agron Hoti: 

E di kush të më thotë se si bëka që 27 shtete anëtare të BE-së t’i heqin kontrollet kufitare mes vete, e s’bëka një Kosovë e Shqipëri?!

Nëse BE-së i ka ndihmuar shumë në zhvillim ekonomik lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, pra një lëvizje pa kontrolle kufitare, atëherë a s’do t’i ndihmonte e njëjta gjë edhe Shqipërisë dhe Kosovës?!

Askush s’ka investuar më shumë për sa më shumë hapje shtetesh në glob sesa SHBA nga viti 1945 e deri me sot. Pikërisht mbi këtë frymë lindi edhe globalizimi. Tregu sa më i madh, fitimi edhe më i madh. Heqja e kontrolleve kufitare e rrit mobilizimin njerëzor dhe kjo në radhë të parë rrit qarkullimin financiar pra zhvillimin.

Nëse BE promovuaka politika të hapjes së shteteve, pse atëherë s’lejuaka të njëjtën gjë mes Kosovës e Shqipërisë?! Nëse gjermanët e francezët si kombe të ndryshme historikisht armiqësore paskan të drejtë të lëvizin lirshëm te njëri tjetri, pse s’paskemi të drejtë ne që jemi të të njëjtit komb?!

Nëse vendet e BE-së s’i kanë hequr kufijtë por vetëm kontrollet kufitare, pse atëherë s’bëka e njëjta “këngë” edhe për ne, pse duhet humbur kohë për të pritur në kufi, kur koha si në BE ashtu edhe te ne është gjëja më e shtrenjtë.

Nëse 27 vendet e BE-së pa kontrolle kufitare që përbëjnë 450 milionë banorë s’përbëkan kurrfarë rreziku për Evropën apo botën, atëherë çfarë rreziku përbëkan 4 milionë shqiptarë pa kontrolle kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë?!

Nëse vërtet BE na do në gjirin e saj, atëherë mjafton t’i themi si arsyetim kombëtar se heqja e kontrolleve kufitare Kosovë-Shqipëri vetëm sa do ta përshpejtojë i) zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, dhe ii) rrugën tonë drejt BE-së pa e rrezikuar askë në rajon dhe Evropë.

Diçka që është treguar e suksesshme në fqinjësi, lirisht merre në shtëpi.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e...

Ermal Krasniqi shënon në humbjen e Rapid Bukureshtit ndaj Clujit

Ermal Krasniqi arriti të shënojë për ekipin e tij,...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë....

Peshkatari që gjeti trupin e 9-vejçares: E pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën...

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e fronteve ukrainase gjatë 24 orëve të fundit, me ushtrinë e Ukrainës që zmbrapsi shumicën e...

Ermal Krasniqi shënon në humbjen e Rapid Bukureshtit ndaj Clujit

Ermal Krasniqi arriti të shënojë për ekipin e tij, Rapid Bukureshtin, me një gol të hershëm në minutën e 16-të, por nuk mjaftoi për...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë. Kjo pasi në çantën ku i kishte mjetet, mbante edhe një telefon të tipit “Samsung”,...