Profesori i Medresës në Gjilan ua mbulon fytyrat vajzave në foton e gjeneratës së përcjellë

Profesori i Medresës në Gjilan, Muhamed Dërmaku, ka bërë...

Gërvalla në Washington takohet me senatorin demokrat, diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla...

Arrestohen dy persona, njëri gëlltiti qesen me kokainë për ta fshehur nga policia

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dega në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Greqia shton kapacitetet për të luftuar zjarret masive

Extra AL PVC

Këtë vit, Greqia po e dyfishon numrin e zjarrfikësve në njësitë e specializuara, duke e rritur atë në 1.300, si dhe po miraton përdorimin e taktikave të SHBA-së në luftimin e zjarreve masive.

Anëtarët e njësive të reja të specializuara në Greqi përfshijnë ekspertë të pylltarisë dhe zjarrfikës me aftësi të ndryshme, që po zhvillojnë trajnime me homologët e tyre në Francë, Spanjë dhe SHBA.

Sezoni i zjarreve në Greqi fillon zyrtarisht më 1 maj, por dhjetëra zjarre tashmë janë shuar gjatë muajve të fundit pasi temperaturat filluan të arrijnë deri në 30 gradë Celsius në fund të marsit – dukshëm më të larta sesa në të njëjtën periudhe të viteve të kaluara.

E financuar kryesisht nga Bashkimi Evropian, Greqia ka nisur një program 2.1 miliardë eurosh për të përmirësuar kapacitetin e saj të reagimit ndaj katastrofave, duke porositur avionë të rinj që hedhin ujë, dronë, kamionë, objekte trajnimi dhe një rrjet sensorësh të drejtuar nga inteligjenca artificiale që zbulojnë shenjat e hershme të tymit dhe përmbytjeve.

Por, pajisjet e reja nuk do të fillojnë të vijnë deri në vitin 2025.

Ndërkohë, autoritetet greke po dyfishojnë numrin e trajnimeve për metodat e reja të shuarjes së zjarreve, në prag të atij që pritet të jetë një tjetër sezon i vështirë këtë vit.

Zjarret dogjën rreth 1.750 kilometra katrorë vitin e kaluar, përfshirë një zjarr masiv në Greqinë veriore që ishte zjarri më i keq i regjistruar ndonjëherë në Bashkimin Evropian.

Për shkak të terrenit gjeogragik, Greqia përballet vit pas viti me probleme në mbrojtjen e vendbanimeve të shumta urbane në zonat e pyllëzuara në rrezik zjarri.

E, me kalimin e viteve, edhe temperaturat janë rritur. Dimri i kaluar ishte më i ngrohti që nga fillimi i regjistrimeve moderne në vitin 1960, sipas Observatorit Kombëtar të Athinës, i cili analizoi të dhënat satelitore të Bashkimit Evropian. Gjashtë dimrat më të ngrohtë të regjistruar në Greqi kanë ndodhur në dekadën e fundit.

Të dhënat e reja zbulojnë se Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë, pasi që temperaturat e saj rriten afërsisht për dyfishin e mesatares globale./rel/

spot_img

Të fundit

Profesori i Medresës në Gjilan ua mbulon fytyrat vajzave në foton e gjeneratës së përcjellë

Profesori i Medresës në Gjilan, Muhamed Dërmaku, ka bërë...

Gërvalla në Washington takohet me senatorin demokrat, diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla...

Arrestohen dy persona, njëri gëlltiti qesen me kokainë për ta fshehur nga policia

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dega në...

Profesori i Medresës në Gjilan ua mbulon fytyrat vajzave në foton e gjeneratës së përcjellë

Profesori i Medresës në Gjilan, Muhamed Dërmaku, ka bërë një veprim sa të pazakontë për shoqërinë tonë, po aq edhe të çuditshëm. Ai ka përcjellë...

Gërvalla në Washington takohet me senatorin demokrat, diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, në Washington është takuar me senatorin demokrat, Gary Peters. MPJD njofton se në takim është...

Arrestohen dy persona, njëri gëlltiti qesen me kokainë për ta fshehur nga policia

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dega në Prishtinë, njofton se sot ka realizuar një plan taktik lidhur me rastin e koduar ,,Rrethi’’...