Të fundit:

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...
ISP BroadcastISP Broadcast

Grenell ‘sulmon’ Biden dhe Borrellin: Jack Smith e arrestoi Thaçin pasi po negociohej mbyllja e Speciales

ISP Broadcast

Richard Grenell, ish i dërguari i posaçëm i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar ndaj ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smithi cili po akuzonte ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Grenell shkroi se Jack Smith veproi me shpejtësi ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi pasi po negociohej një marrëveshje për mbylljen e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Veprimet e Jack Smith për të paditur dhe burgosur një akuzë 20-vjeçare thjesht sepse Presidenti Thaçi po negocionte një marrëveshje të madhe që do t’i jepte fund punës së qetë të Jack-it është një skandal. Ju nuk mund ta quani veten gazetar dhe të injoroni sjelljen imorale të Jack për përfitime personale”.

Grenell tutje shkroi se Smith është prokuror politik i pamatur i cili veproi ndaj çështjes së ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve pasi u informua se kishin filluar negociatat për mbylljen e Gjykatës Speciale.

“Jack Smith – djaloshi i emëruar Biden për të ndjekur penalisht Trump. Jack Smith veproi për të paditur Thaçin vetëm pasi ai u informua nga DD-ja e SHBA-së se unë negociova një marrëveshje për t’i dhënë fund Tribunalit të zgjatur 20-vjeçar”, ka shkruar Grenell.

Grenell i ka reaguar edhe deklaratës së përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josef Borrell, i cili në një deklarim e përmendi rastin e arrestimit të ish-presidentit Thaçi.

Grenell tha se udhëheqësit evropian ishin të etur që ta ndalnin ish-presidentin Donalt Trump të merrte një mandat të dytë dhe vepruan politikisht edhe në arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së.“Udhëheqësit evropianë duhet të përballen me realitetin – ata ishin shumë të etur për të ndaluar Trump, kështu që e lanë Hagën të shkojë politikisht”, ka shkruar Grenell në Tëitter.

Jack Smith ishte vlerësuar se po vepronte shumë shpejt në hetimet kriminale kundër ish presidentit Donald Trump për trazirat e përgjakshme të 6 janarit 2021 dhe për dokumentet e klasifikuara që i ishin gjetur në resortin e tij në Mar-a-lago.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në Milot. Nga pamjet të cilat ka siguruar TV Arbëria, shihet se njësitet relevante kanë dalur...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi në Ferizaj bënte kalkulime ta rëzonte FC Malishevën nga Superliga. Ai tha se Agim Ademi kishte...

Gazetari i sportit Arlind Sadiku, thotë se ekipi i ‘FC Malishevës’ duhet të merret shembull për organizim të mirë

Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ishte i ftuar sot në emisionin 'Rock 'N' Roll Football', ku foli për ekipet futbollistike të Kosovës. I pyetur për...