Petkoviq: I vetmi që i përket shekullit të kaluar, është Kurti

Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë,...

​Aliu njofton: Kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut” po rregullohet

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjenerali i NATO-s: Duhen dërguar më shumë trupa dhe artileri në Kosovë

Extra AL PVC

Gjenerali Christopher Cavoli, Komandanti Suprem i Aleatëve i NATO-s për Evropën, ka autorizuar që të dërgohen më shumë trupa të NATO-s në Kosovë dhe Bosnjë Hercegovinë, në një kohë që rajoni është mjaft i kërcënuar nga aktorët e tretë.

Duke raportuar para Senatit amerikan, gjenerali Cavoli tha se NATO duhet të dërgojë jo vetëm më shumë trupa, por edhe artileri më të rëndë në Kosovë, ndërsa vlerësoi rolin e Francës, aeroplanmbajtësja e të cilës ndodhet në Detin Adriatik.

Ne kemi bërë një rishikim të planit dhe tregoi se na duhen jo vetëm më shumë forca, por edhe artileri më e rëndë e NATO-s që të vendoset në rajon. Duhen rritur trupa në Bosnjë Hercegovinë dhe ato të KFOR-it në Kosovë për mbikëqyrjen, zbulimin dhe për të monitoruar kërcënimet ndaj tyre”, tha gjeneral Cavoli.

Komandanti Suprem i Aleatëve i NATO-s për Evropën e ka konsideruar Rusinë një “kërcënim kronik” për botën, ndërsa e sheh shqetësues faktin e krijimit të një aleance strategjike mes Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut.

Ne po përballemi me kohë sfiduese, për të mos thënë më pak, në teatrin evropian. Lufta brutale dhe e paprovokuar e Rusisë ka shkatërruar Ukrainën për më shumë se dy vjet. Forcat ruse po shkatërrojnë qytete dhe po shkatërrojnë jetë të pafajshme në një shkallë që nuk e kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Këto vende po krijojnë partneritete strategjike të ndërlidhura në një përpjekje për të sfiduar rendin ekzistues. Kjo është thellësisht armiqësore ndaj interesave kombëtare të SHBA”, tha Cavoli.

/TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

Petkoviq: I vetmi që i përket shekullit të kaluar, është Kurti

Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë,...

Kaevski hedh poshtë akuzat për financimin e klubeve dhe federatave sportive

Me reagim është kundërpërgjigjur ish-drejtori i Agjencisë për Rini...

​Aliu njofton: Kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut” po rregullohet

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar...

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale për fjalimin e presidentit serb pas kthimit nga Nju Jorku: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksandar Vuçiq theksoi se është duke u zbatuar teoria e konspiracionit...

Petkoviq: I vetmi që i përket shekullit të kaluar, është Kurti

Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se tha...

Kaevski hedh poshtë akuzat për financimin e klubeve dhe federatave sportive

Me reagim është kundërpërgjigjur ish-drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, i cili i ka hedhur poshtë akuzat e OSHP-së si të...