Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar...

Rrëzohet në skenë / Xhensila: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj, është një ndër zërat më të mirë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kur “arti” shndërrohet në propagandë të ideologjisë serbo-sllave

Extra AL PVC

Shkruan: Qëndrim Kryeziu

 

Çdo pushtues me qëllim që të pranohet nga ata që i ka robëruar, krahas shtypjes, dhunës, dhe forcës e përdor edhe artin e propagandës. E krijon kastën e atyre që tentojnë t’i maskojnë interesat sundimtarit. Dhe që të pajtohen me gjendjen e robit.

 

Përjashtim nga këto metoda nuk ka bërë as Serbia. Ajo ka investuar me të madhe që ta prodhoi shqiptarin e nënshtruar ndaj saj. Këtyre të fundit u ka ofruar privilegje, pozita dhe i ka afirmuar në sfera ndryshme të jetës kulturore, artistike etj etj, në mënyrë që këta të jenë shembulli se si duhet të sillet, të përshtatet dhe të përkulet i tërë kombi. Kurse çdo kush që e ka pasur guximin t’i kundërvihet, të ngritet dhe ta sfidojë këtë gjendje të robit, është investuar që të përqeshen, nënçmohen dhe diskreditohen si grupe primitive, fshatareske dhe që i’u mungon vetëdija politike.

 

Këto skema mjerisht në shoqërinë tonë janë ende prezente. Pra edhe 25 vite pas çlirimit të Kosovës nga shteti fashist serb, trashëgimia e tij mentale, kulturore dhe artistike vazhdon ta infektojë opinionin publik në Kosovë. Madje, nga ata që e merren si njerëz të artit. Kuptohet kjo nuk është art, por propagandë për ta rehabilituar ideologjinë anti-shqiptare serbo-sllave. Dhe shprehje nostalgjike për vitet e tmerrshme të okupimit, kohë kjo kur këta përzgjedhur të regjimit serb, jetonin si mos më mirë, për shkak se kishin pranuar të aktronin sipas së regjisë së atij regjimi.

 

Shembull të kësaj mendësie janë deklaratat e pseudo-aktorit, Enver Petrovcit, në Radio Televizionin e Kosovës, në emisionin “Show i së Premtes” me Adelina Ismajlin,  kundër ish-strukturës drejtuese të UÇK-së. Pohime të tilla, shprehin mllefin e tij pikërisht kundër luftës çlirimtare, ngjarjes më të lavdishme historike kombëtare, sepse falë saj mori fund pushteti i Millosheviqit në Kosovë. Prandaj, Enver Petrovci me atë gjuhë ultra-fashiste, vetëm sa ka dëshmuar që nuk po mund të pajtohet, mbi disfatën e idolit të tij, fotografinë e të cilit e mbante në mur, në shenjë adhurimi. Vazhdon të jetë i traumatizuar nga çlirimi dhe shtet-ndërtimi i Kosovës. Vepër kjo që u bë e mundur pikërisht nga ata që dikur thoshte se për të janë më të largët se sa serbët. Kjo do t’i binte sikur ndonjë artist izraelit, i mllefosur me shtetin e krijuar nga Ben-Gurion, të guxonte dhe të deklaronte hapur se e mban fotografinë e Hitlerit në muri të shtëpisë së tij. Të gjithë mund ta marrim me mend se cili do të ishte reagimi i asaj shoqërie.

Por kjo urrejtje e tij patologjike ndaj çlirimtarëve spikat edhe në një drejtim tjetër. Në adhurimin ndaj Sali Berishës, kur dihet se ky i fundit gjatë kohës sa ishte në pushtet në vitet ’90, i kishte burgosur figurat emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si Hashim Thaçin, Adem Jasharin, Kadri Veselin etj etj, madje këtë fundit dy herë brenda një nate. Po ashtu, ajo ishte koha, kur Salih Berisha me të gjitha mjetet i luftonte mbartësit e projektit të çlirimit të Kosovës, kurse me suspendimin e embargos ndaj ish-regjimit të Miloshvicit, ishte vënë në funksion të makinerisë vrastare dhe gjenocdiale të atij regjimi duke e ushqyer atë.

E deklarata të tilla nuk kishte ku të thuheshin dikun tjetër, pos në emisionin e një moderatore, që dikur thuhet se në shtëpinë e saj kishte gjetur konak Milloshevici. Sepse vetëm në këtë mënyrë, plotësohet tabloja e këtij modeli të mbrapsht që nën emrin e “artit” mund të lulëzojë mendësia anti-kombëtare.

Është mjerim që Radio-Televizioni i Kosovës, i cili paguhet nga taksat dhe kontributi i qytetarëve të Kosovës të degradohet në këtë nivel. Shkumbin Ahmetxhekaj – drejtor i përgjithshëm i RTK-së, duhet të jap llogari publike se pse ka lejuar që ky institucion të shndërrohet në çerdhe propagandistike kundër arritjes më të madhe historike të shqiptarëve.

/TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar...

Rrëzohet në skenë / Xhensila: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj, është një ndër zërat më të mirë...

Milani mendon për zëvendësuesin e Giroud, ka dy emra në listë

Me Olivier Giroud që do të largohet drejt Shteteve...

“Ia ka futur kot në atë pjesë”, Adelina Ismaili dhe Saranda Bogujevci kritikojnë qëndrimet e Duda Baljes në Komisionin për të drejtat e njeriut

Deputetja dhe artistja Saranda Bogujevci ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Show i Së Premtes” me Adelina Ismailin. Në një segment të emisionit,...

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur kapacitetet e organeve të kryeqytetit për të mbledhur mbeturinat rregullisht. Ai thotë se...

Rrëzohet në skenë / Xhensila: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj, është një ndër zërat më të mirë të muzikës shqiptare së cilës mbrëmjen e djeshme i ka ndodhur në incident. Teksa është ngjitur...