Aksident në rrugën Radovish – Shtip, ndërpritet komunikacioni

Sot pasdite është ndërprerë komunikacioni në rrugën kryesore Radovish...

Incidenti në Lupç, nga një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit

U është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji...

“S’ka kohë për frikë”: Evakuimi i të plagosurve në Ukrainë me motoçikleta katërrotëshe

Motoçikleta të vogla, të shpejta dhe tejet të manovrueshme...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gati 300 trupa janë gjetur në një varr masiv në Gaza, thotë Mbrojtja Civile

Extra AL PVC

Një varr masiv me gati 300 trupa është zbuluar në një spital në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, thanë të hënën punëtorët e Mbrojtjes Civile të Gazës, pas tërheqjes së forcave izraelite nga ajo zonë më herët këtë muaj.

Kolonel Yamen Abu Suleiman, drejtor i Mbrojtjes Civile në Khan Younis, i tha televizionit CNN të hënën se “73 trupa u nxorën” në oborrin e Kompleksit Mjekësor “Nasser”, që e çoi “numrin e përgjithshëm të trupave në 283”.

Suleimani pretendoi se disa prej trupave ishin gjetur me duar e këmbë të lidhura. “Nuk dimë nëse u varrosën të gjallë apo u ekzekutuan. Shumica e trupave janë të dekompozuar” – shtoi ai.

Televizioni CNN nuk ka mundësi që t’i vërtetojë pretendimet e zyrtarit palestinez dhe nuk mund ta vërtetojë shkakun e vdekjes së personave të gjetur në varrin masiv.

Televizioni ka kërkuar koment nga ushtria izraelite pas zbulimit të varrit masiv, përfshirë pyetjet nëse trupat ishin zhvarrosur për test të ADN-së dhe nëse ata janë rivarrosur.

Më parë, një zëdhënës i Mbrojtjes Civile në Khan Younis dhe kreu i misionit të kërkimit, Raed Saqr, i kishte thënë televizionit se ata ishin duke i kërkuar trupat e 400 personave të tjerë të zhdukur pas tërheqjes së ushtrisë izraelite më 7 prill.

Një person i angazhuar nga televizioni CNN, që e vizitoi vendin e ngjarjes të dielën, tha se njerëzit i kishin varrosur trupat e anëtarëve të familjeve që ishin vrarë në zonën e spitalit në janar si masë e përkohshme. Kur ata u kthyen pas tërheqjes së forcave izraelite, ata zbuluan se trupat ishin zhvarrosur – si duket për shkak se ushtria izraelite po e përdorte testimin për ADN për të zbuluar nëse ndonjëri nga pengjet që po mbahen në Gaza ishte në mesin e të vdekurve.

Një burrë në vendin e ngjarjes i tha televizionit CNN se ai ende nuk e kishte gjetur trupin e të birit 21-vjeçar, i cili u vra në janar.

“Nuk e kam gjetur ende. E kishim varrosur aty, por nuk mund ta gjejmë dhe deshëm t’ia bënim atij një varr të denjë” – tha babai palestinez.

Zona përreth Kompleksit Mjekësor “Nasser” kishte bombardime dhe luftime intensive në janar dhe shkurt. Në atë kohë, televizioni CNN kishte raportuar për varrosjen e trupave në zonën e spitalit për shkak të mungesës se qasjes së sigurt në varreza. /Nacionale/

spot_img

Të fundit

Aksident në rrugën Radovish – Shtip, ndërpritet komunikacioni

Sot pasdite është ndërprerë komunikacioni në rrugën kryesore Radovish...

Incidenti në Lupç, nga një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit

U është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji...

“S’ka kohë për frikë”: Evakuimi i të plagosurve në Ukrainë me motoçikleta katërrotëshe

Motoçikleta të vogla, të shpejta dhe tejet të manovrueshme...

​Inteligjenca norvegjeze: Agjentët e Rusisë planifikojnë akte sabotimi në Norvegji

Agjencia e inteligjencës norvegjeze beson se spiunët rusë po...

Aksident në rrugën Radovish – Shtip, ndërpritet komunikacioni

Sot pasdite është ndërprerë komunikacioni në rrugën kryesore Radovish – Shtip, në afërsi të “Alkoplast”, për shkak të një aksidenti trafiku, njofton LAMM. Ndërsa qarkullimi...

Incidenti në Lupç, nga një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit

U është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji pesë të arrestuarve për incidentin me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Sipas prokurorisë,...

“S’ka kohë për frikë”: Evakuimi i të plagosurve në Ukrainë me motoçikleta katërrotëshe

Motoçikleta të vogla, të shpejta dhe tejet të manovrueshme me katër rrota po përdoren gjithnjë e më shumë nga forcat ukrainase për t’i larguar...