​Aliu njofton: Kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut” po rregullohet

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar...

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Një valë sulmesh me dronë ukrainas në rafineritë e...

Afera e inceneratorit në Tiranë, Erion Veliaj intervistohet për rreth 7 orë në SPAK

Në Shqipëri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u thirr...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

FSSh pagoi borxhe mbi 23 milionë Euro në vitin 2023, afër 18 milionë spitaleve në Turqi

Extra AL PVC

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore(FSSh) pagoi mbi 23 milionë euro borxhe vitin e kaluar. Afër 18 milionë borxhe ua ka paguar spitaleve në Turqi.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore vitin e kaluar ka filluar me pagesën e borxheve dhjetëra milionëshe ndaj institucioneve private brenda dhe jashtë Kosovës. Vlera totale e këtyre borxheve të paguara ka arritur në 23,245,000 euro, shkruan Gazeta Shneta.

Për pagesën e këtyre borxheve Qeveria e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar i ka alokuar Fondit 15 milionë Euro, si dhe 8 milionë Euro janë paguar nga buxheti fillestar. Këto borxhe janë akumuluar përgjatë viteve të kaluara deri në fund të vitit 2022 në kuadër të Programit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.

Gazeta Shneta ka siguruar qasje në listën e plotë të institucioneve që kanë pranuar pagesat nga FSSh vitin e kaluar. Nga kjo listë borxhin më të lartë FSSh ua ka paguar spitaleve në Turqi. Janë mbi afër 18 milionë Euro të paguara ndaj institucioneve shëndetësore turke.


Për pagesat e këtyre borxheve ka folur edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia gjatë një raportimi të tij në Komisionin për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.

“Vitin e kaluar janë shpenzuar 15 milionë Euro shtesë për borxhet, buxhet ky i siguruar nga Qeveria. Gjatë vitit 2023 përveç borxhit janë shpenzuar mbi 22 milionë euro. Është arritur pagesa e borxhit dhe është përmirësuar imazhi i Ministrisë së Shëndetësisë”, ka deklaruar Vitia. Ai ka thënë se pas pagesës së borxheve spitalet kanë filluar të pranojnë sërish fletzotimet e lëshuara nga FSSh, pasi një kohë këto institucione nuk pranonin pacientë me fletzotime për shkak të borxheve.

Pas Turqisë me më së shumti borxhe janë spitalet private në Kosovë. Mbi 1.5 milionë Euro FSSh ka paguar ndaj spitaleve në vend. Pas Kosovës janë institucionet në Shqipëri me mbi 930 mijë Euro, e po aq edhe në Maqedoninë Veriore; Gjermani mbi 386 mijë Euro; Itali rreth 90 mijë; Kroaci rreth 115 mijë; Austri mbi 87 mijë; Serbi mbi 2 mijë Euro; Francë 3500; Belgjikë 1326; dhe Zvicër 6 mijë Euro. Të dhënat e institucioneve në këto vende do të publikohen në një artikull tjetër.

Sipas raportit të punës Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i kanë mbetur obligime ndaj klinikave private edhe mbi 15.2 milionë euro. Këto borxhe janë nga fletzotimet e lëshuara, dhe rasteve tjera të vendosura ose në pritje për shqyrtim nga Bordi i programit për Trajtim jashtë vendit.

Në raport është deklaruar se detyrimet e FSSh-së janë rritur nga viti në vit për shkak të referimeve të shumta nga klinikat e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Megjithatë FSSh supozohet të lëshojë fletzotime ose vendime në bazë të Udhëzimit Administrativ për trajtim jashtë institucioneve publike dhe listës së diagnozave në këtë UA.

E kjo jo gjithmonë është respektuar nga zyrtarët dhe menaxherët e FSSh-së. Për këtë arsye në vitin 2022 është shkarkuar ish-drejtori Fatmir Plakiqi nga Bordi Drejtues. Prej asaj kohe FSSh udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës së drejtorit Bujar Kaçuri. Konkursi për drejtor në këtë institucion ka dështuar disa herë. Fondi ka Bordin Drejtues i cili kryesohet nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

spot_img

Të fundit

​Aliu njofton: Kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut” po rregullohet

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar...

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Një valë sulmesh me dronë ukrainas në rafineritë e...

Afera e inceneratorit në Tiranë, Erion Veliaj intervistohet për rreth 7 orë në SPAK

Në Shqipëri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u thirr...

Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit

Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump...

​Aliu njofton: Kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut” po rregullohet

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se sot ka pritur në takim e së bashku me grupin punues të themeluar nga...

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Një valë sulmesh me dronë ukrainas në rafineritë e naftës thellë brenda Rusisë e ka lënë Kremlinin të garojë për të mbrojtur territorin e...

Afera e inceneratorit në Tiranë, Erion Veliaj intervistohet për rreth 7 orë në SPAK

Në Shqipëri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të hetimeve...