Hoxhaj: Besnik Bislimi negociator i dështuar

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar...

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Për dy vjet, një qen i zi u shndërrua...

Rrihet një i mitur në Shkup, me lëndime të rënda është dërguar në spital

Dje në ora 23:15 në SPB Shkup, nga Spitali...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Fati ndërkombëtar i Kosovës nga ngërçi i luftës në Ukrainë

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli- Ka qenë e ditur prej kohësh se Rusia e ka pozuar pengesën kryesore të konsolidimit ndërkombëtar për shtetin e Kosovës. Sidomos për shkak të faktit, se Moska ka të drejtë veto-je në Këshill të Sigurimit të OKB-së. E të mos flasim këtu për aktivitetet e saj subversive në Ballkanin Perëndimor me qëllim minimin e përpjekjeve perëndimore për stabilitet dhe paqe rajonale.

Ky fakt, i ka mundësuar deri më tani edhe Serbisë komoditet politik dhe diplomatik, që në njërën anë ta trajtojë Bashkimin Evropian si bankomat financiar, kurse në anën tjetër të mbështetet te Kremlini për të vazhduar politikën e saj agresive dhe sabotuese ndaj Kosovës.

Mirëpo, rrjedhja e luftës në Ukrainë dhe zhvillimet e tjera globale mund të krijojnë një realitet të ri ndërkombëtar. Kur kanë kaluar dy vjet që kur Rusia e filloi pushtimin e Ukrainës, asnjëra palë nuk i kanë realizuar qëllimet politike të luftës. Putini nuk ia ka dalur që ta “denazifikojë dhe çmilitarizojë Ukraninën” siç kishte pohuar në fillim të agresionit, por as forcat ushtarake të këtij shteti nuk ia kanë arritur që t’i çlirojnë territoret e pushtuara nga ushtria ruse. Për më shumë, jo pak ditë më parë ato e pësuan edhe një goditje në terren duke e humbur kontrollin në qytetin e Avdikjës, duke transmetuar kështu mesazhin se tashmë ushtria e Ukrainës gjendet në një gjendje defensive.

Në këtë kontekst, kjo luftë ka hyrë në një gjendje pa shtegdalje në një të ardhme të afërt. Ndërkohë, edhe në opinionin publik perëndimor kanë filluar të shtohet gjithnjë e më shumë skeptizimi mbi mundësitë për sukses luftarak të secilës palë. Prandaj, edhe janë rritur zërat që në vend të vazhdimit të pafund të këtij konflikti të armatosur të dy shtetet duhet t’i kthehen kompromiseve, diplomacisë dhe zgjidhjes politike.

Kjo lodhje ka filluar të vërehet edhe në SHBA. Përçarjet e brendshme politike kanë ndikuar në bllokimin e ndihmave ushtarake dhe financiare për Kievin, që siç ka qenë e ditur prej fillimit pa këtë mbështetje as që ka mundur të imagjinohet rezistenca mbrojtëse e Ukrainës ndaj agresionit të Moskës. Madje këtë disponim  publik është duke e shfrytëzuar edhe ish-presidenti Donald Trump, në garën e re për zgjedhjet presidenciale që do mbahen në nëntor të këtij viti, me premtimin se do ta ndalë këtë luftë për dy orë.

Kurse, në anën tjetër në mendimin strategjik amerikan, si te shkollës realiste ashtu edhe asaj liberale, është duke zënë vend gjithnjë e më shumë ideja se nga lufta në Ukrainë në fund përfiton vetëm Kina. Dallimi i vetëm është se të parët nëpërmjet përfaqësuesit më të njohur të kësaj shkolle sikur se, John Mearsheimer, më shumë akuzohet Perëndimi për armiqësi me Rusinë, kurse për mendimin liberal akuzohet Rusia për gabimin e saj strategjik për shkak të armiqësimit me Perëndimin, sepse në këtë mënyrë ajo nuk po bënë asgjë tjetër, vetëm se po i po i shërben interesave të Pekinit. Prandaj, sipas tyre duhet menduar një rrugëdalje nga kjo situatë, qoftë edhe me një marrëveshje me Rusinë në mënyrë që Perëndimi të orientohet së më shumë që të jetë e mundur në balancimin dhe kufizimin e rrezikut gjeopolitik që është duke e përfaqësuar gjithnjë e më tepër Kina.

Këto rirreshtime të reja globale mbase mund të kenë implikime politike edhe për fatin ndërkombëtar të Kosovës. Kështu, para pak dite në një intervistë për Zërin e Amerikës, Florian Bieber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit deklaroi se “Rusia e ka të drejtën e vetos, por përndryshe është një aleate e dobët në shkallë globale dhe e dyta, më pak parimore. Në fund të fundit, Vladimir Putin, la të kuptohet se Kosova mund të ishte një mjet shtesë pazaresh ai do ta njihte nëse perëndimi do të njihte pretendimet ruse ndaj territoreve të okupuara ukrainase dhe gjeorgjiane” .

Një skenar i tillë do ta konfrontonte interesin e Rusisë për Ukrainën me atë Serbisë për Kosovë. Madje këtu nuk do t’i ndihmonte as politika e mos vendosjes sanksioneve ndaj Rusisë, sepse megjithatë Serbia ka deklaruar se e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, diçka që Moska e mohon. Ndonëse për Kosovën deri më tani interesat u janë puqur për shkak të antagonizmit të përbashkët ndaj Perëndimit. Prandaj edhe i gjendur nga këtë situatë të paqartë, Vuçiqi ka filluar ta kërkojë shpëtimin te Kina kundër Kosovës, duke i shfrytëzuar pretendimet e kësaj të fundit ndaj Tajvanit.

 /TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

Hoxhaj: Besnik Bislimi negociator i dështuar

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar...

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Për dy vjet, një qen i zi u shndërrua...

Rrihet një i mitur në Shkup, me lëndime të rënda është dërguar në spital

Dje në ora 23:15 në SPB Shkup, nga Spitali...

Nesër në Kuvendin e Kosovës mbahen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Në Kuvendin e Kosovës të martën do të mbahen...

Hoxhaj: Besnik Bislimi negociator i dështuar

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër zv.kryeministrin Besnik Bislimi, i cili, në një medium ukrainas ka përmendur një luftë të...

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Për dy vjet, një qen i zi u shndërrua në të bardhë për shkak të vitiligos, gjendje kjo në të cilën lëkura dhe flokët...

Rrihet një i mitur në Shkup, me lëndime të rënda është dërguar në spital

Dje në ora 23:15 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë...