Blinken u thotë Izraelit dhe Hamasit se “ka ardhur koha” për armëpushim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, takoi liderët izraelitë...

Vjehrri dhe kunati e sulmojnë çiftin në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

EULEX: Po monitorojmë situatën në veri përmes pranisë së shtuar në terren

Extra AL PVC

Misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, sot ka bërë të ditur se është duke e monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të vendit, përmes pranisë së tyre të shtuar në terren.

EULEX ka potencuar se është duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën e veriut dhe në Zveçan.

“Duke e pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, EULEX-i rregullisht e përshtatë praninë e tij për ta pasqyruar situatën në terren, si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.”, është bërë e ditur në njoftimin.

Barrikadat e vendosura në veri të vendit tash e 13 ditë vazhdojnë të qëndrojnë duke vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut janë të bllokuara.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

I ashtuquajturi shtabi i krizës në veri të vendit, i formuar nga serbët lokalë, ka ftuar qytetarët në “protestën më të madhe ndonjëherë” që do të mbahet sot në Rudare të komunës së Zveçanit. Përfaqësues të këtij shtabi kanë bërë të ditur se organizimi i kësaj proteste ka të bëjë me deklaratat e fundit rreth barrikadave nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilat i konsiderojnë si kërcënim, si dhe të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Sipas tyre, Kurti ka bërë thirrje për vrasjen e serbëve në barrikada dhe zhdukjen e tyre, ndërsa ambasadori gjerman me deklaratat e tij po e mbështetë drejtpërdrejt dhe hapur kryeministrin Kurti.  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Blinken u thotë Izraelit dhe Hamasit se “ka ardhur koha” për armëpushim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, takoi liderët izraelitë...

Presidenti i Kinës do ta vizitojë Serbinë, reagon Von Cramon thotë se s’ka më para të BE-së

Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një...

Vjehrri dhe kunati e sulmojnë çiftin në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një...

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Ferizaj

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Ferizaj,...

Blinken u thotë Izraelit dhe Hamasit se “ka ardhur koha” për armëpushim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, takoi liderët izraelitë më 1 maj, gjatë vizitës së tij në Izrael, dhe i tha presidentit të vendit...

Presidenti i Kinës do ta vizitojë Serbinë, reagon Von Cramon thotë se s’ka më para të BE-së

Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku në mesin e shteteve që do të vizitojë do të jetë...

Vjehrri dhe kunati e sulmojnë çiftin në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan nën dyshimin se ka sulmuar djalin e tij së bashku me renë. I...