Gjashtë gjëra që s’duhet t’i afrohen fare dhëmbëve tuaj

Dhëmbët janë gjëja më e fortë që gjendet në...

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Djali i çiftit të njohur të showbiz-it shqiptar, Xhensila...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Është i sëmurë rëndë, po mbahet në çeli ferri”: Daily Mail shkruan për Sadin Durakun të arrestuar nga Serbia javë më parë

Extra AL PVC

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kërcënoi me hakmarrje ndaj shqiptarëve pas arrestimit të Srecko Sofronijeviqit nga policia kosovare javë më parë i kërkuar për një numër veprash penale që nga viti 2021. Këtë edhe e bëri Beogradi e bëri disa ditë më pas duke ndaluar mijëra udhëtarë nga Kosova që po e shfrytëzonin Serbinë si tranzit.

Prej atyre mijëra njerëzve të ndaluar Serbia arrestoi shqiptarin shtetas të Mbretërisë së Bashkuar, Sadik Durakun, të cilit i mëveshën akuza për “krime lufte” gjatë viteteve 1998-1999.

Gazeta britanike Daily Mail ka shkruar për rastin e arrestimit të Sadikut – dhe mbajtjes së tij në paraburgim “në një çeli ferri” në Beograd – për çka, duke cituar familjarët dhe burimet e tyre, thanë se është “në gjendje të rëndë shëndetësore”.

Familja e tij e mohon që Sadiku të ketë qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa thonë se ai asokohe ka qenë duke aplikuar për azilant në Britani të Madhe dhe se deri më 2004 s’ka mundur të dalë nga vendi, siç e kërkojnë rregullat atje.

“Ai po mbahet me pretendime të rrejshme se ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, në vitin 1999, pretendimet e tyre thonë se ai ka kryer krime lufte gjatë kohës së pretenduar në vitin 1999”, shkruan Daily Mail duke e cituar të bijën e tij, Suzanën.

“Procesi i azilit do të thotë se ne nuk mund të largohemi nga Britania e Madhe deri në vitin 2004”, tha ajo. “Në këtë moment kritik, Sadiku dhe familja kërkojnë prova të prekshme për të hedhur poshtë këto akuza të pabaza dhe kanë nevojë për mbështetje me sigurimin e një vëzhguesi në Serbi për të garantuar procedura të drejta dhe sigurinë e tij”, vazhdon artikulli.

“Prandaj, dokumentimi i kërkesave tona për azil dhe lëvizjeve brenda Mbretërisë së Bashkuar nga viti 1998 deri në 1999 është jetik…Zyra e Brendshme Britanike duhet ta ketë këtë informacion dhe, së bashku me Ambasadën Britanike, duhet të jetë në gjendje të organizojë një vëzhgues”.

E bija e Sadikut kërkon presion edhe nga Mbretëria e Bashkuar për të liruar babanë e saj teksa flet për komplikimet e tij shëndetësore me zemër.

“Ai është i sëmurë me sëmundje të zemrës. Ai pati një atak në zemër në vitin 2021 dhe pësoi një arrest kardiak…Deri më sot, ai vuan nga ky atak në zemër dhe ka rrjedhje të valvulës dhe presion të lartë të gjakut. Ne shqetësohemi se stresi dhe kushtet do ta përkeqësojnë gjendjen e tij”,

Ajo shtoi se “po mbahet edhe 30 ditë të tjera para se të shkojë në gjykatë, kam frikë se çfarë do të vijë pas kësaj.”

Duraku, siç e thotë Daily Mail, është drejtor i një kompanie lavazhi me qendër në Brighton, i cili tashmë do të qëndrojë në paraburgim derisa të dalë sërish në gjykatë muajin e ardhshëm.

Një burim i gazetës u ka thënë atyre se “është situatë shumë serioze. Është një qendër kujdestarie ferri”.

Gjykata e Lartë për Krime Lufte në Beograd mori vendim më 19 prill ta dërgojë Sadik Durakun në paraburgim për 30 ditë, kishte njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) për Radion Evropa e Lirë.

“Pas arrestimit, Durakut i është komunikuar nga autoritetet serbe se është i ngarkuar me pretendimet për kryerje të krimeve të luftës gjatë luftës në Kosovë më 1999. Ndaj tij pretendimet për kryerje të krimeve të luftës i ka ngritur Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit”, tha MPJD.

Ministria e Jashtme kishte njoftuar se përfaqësuesi i zyrës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, i ka dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për ta marrë informacionet rreth arsyeve të arrestimit të Durakut, si dhe ofrimin e detajeve tjera relevante përkatëse.

“Ambasadori Jashari po ashtu ka komunikuar me përfaqësitë diplomatike të vendeve të QUINT-it të akredituara në Serbi, të cilët i ka njoftuar lidhur me rastin”, sipas njoftimit.

spot_img

Të fundit

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane

Momenti i tmerrshëm është filmuar nga kamera e vendosur...

Rusia pretendon se ka pushtuar katër fshatra të tjerë në Kharkiv të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se trupat kanë...

A do të futet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

Gjermania po shqyrton futjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm....

E PLOTË/ Nga Çamëria, te ligji i luftës, pensionet e emigrantëve dhe mesazhi për Mitsotakis në mes të Athinës, Rama: Duam të jetojmë në...

Kryeministri Edi Rama nisi sot turin e takimeve me komunitetet shqiptare në Europë. Ndalesa e parë e këtij rrugëtimi ishte Athina, ku Kryeministri u...

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane

Momenti i tmerrshëm është filmuar nga kamera e vendosur në uniformën e policisë, ku shihet momentin kur një burrë i armatosur me të kaluar...

Rusia pretendon se ka pushtuar katër fshatra të tjerë në Kharkiv të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se trupat kanë pushtuar edhe katër fshatra të tjerë në rajonin e Kharkivit, gjë që do ta çonte...