Petkoviq pas aksionit të policisë në veri: Piromani ballkanas, Albin Kurti dëshiron luftë

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar...

Pas reshjeve të shiut disa rrugë në Prishtinë u vërshuan

Sa herë që Kosovën e përfshijnë reshjet e shiut...

Hoti del me analizë prej 9 pikash për raportin vjetor të buxhetit 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Emrat e tre të arrestuarve në Gjilan që kanë vjedhur dhe shitur gjësende të vjedhura

Extra AL PVC

Siguria publike në Kosovë po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Ky fenomen mjaft shqetësues, po shkakton pasiguri e humbje të mëdha. Herë të vetëm e herë në grup, hajnat po arrijnë të bëjnë kërdi gjithandej vendit. Një grup prej tre personash janë arrestuar gjatë ditës së djeshme për disa raste të tilla në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Tre të arrestuarit po dyshohen se në bashkëveprim kanë vjedhur dhe shitur gjësende të vjedhura. Ndaj tyre, tashmë është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit janë Flamur Shabani, Blendi Krasniqi dhe Rines Sahini.

Ata po dyshohen për vjedhjen  e 24 prillit në një shtëpi në Gjilan, ku kanë arritur që të marrin disa armë, stoli të ndryshme, veshmbathje, pajisje e gjësende të tjera, duke shkaktuar dëme rreth 5 mijë euro. Ndërsa njërën nga armët e vjedhura, dy të dyshuarit e parë e kanë shitur te i dyshuari i tretë.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur po ashtu këtë vit në Gjilan, ku dy të dyshuari kryesorë janë future në një shtëpi, ku kanë vjedhur televizorë, pajisje teknologjike e gjësende të tjera.

Lidhur me rastin, Policia tashmë ka siguruar provat e nevojshme që dëshmojnë përfshirjen e të dyshuarve në këto raste.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

spot_img

Të fundit

Petkoviq pas aksionit të policisë në veri: Piromani ballkanas, Albin Kurti dëshiron luftë

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar...

Blinken thotë se SHBA “thelbësisht e kundërshton” njoftimin e prokurorit të GJNP’së

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se SHBA...

Pas reshjeve të shiut disa rrugë në Prishtinë u vërshuan

Sa herë që Kosovën e përfshijnë reshjet e shiut...

Hoti del me analizë prej 9 pikash për raportin vjetor të buxhetit 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka...

Petkoviq pas aksionit të policisë në veri: Piromani ballkanas, Albin Kurti dëshiron luftë

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se vendosja e Policisë së Kosovës në degët e Bankës Postare të...

Blinken thotë se SHBA “thelbësisht e kundërshton” njoftimin e prokurorit të GJNP’së

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se SHBA “thelbësisht e kundërshton” njoftimin e sotëm të prokurorit të GJNP’së, Karim Khan, se ai po...

Pas reshjeve të shiut disa rrugë në Prishtinë u vërshuan

Sa herë që Kosovën e përfshijnë reshjet e shiut e vërshimet, kuptohet se sa e papastër është çdo zonë e banuar. Madje edhe në...