20:24 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Eliza Hoxha: Është e tmerrshme, Përparim Rama shkarkoi njerëz në Facebook

Eliza Hoxha: Është e tmerrshme, Përparim Rama shkarkoi njerëz në Facebook

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka shkarkuar drejtorin Ilirik Musliu me njoftim në Facebook, ajo tha se i njëjti s’ka pasur mundësi t’i marrë as gjërat e tij nga zyra.

 

“Për t’u bërë ai koalicion ka pasur marrëveshje mes dy palëve, nuk janë takuar njerëzit asnjëherë. Përparim Rama ka shkarkuar njerëz në Facebook. Z.Ilirik Musliu paradite ka pi kafe me të kanë komunikuar, pasdite s’ka pas mundësi me pas qasje në zyrën e tij”, tha Hoxha në Pressing, transmeton Express.

“As me i marrë senet e tij, e ka kuptuar në Facebook, mendoj që kjo qasje është e tmerrshme”, u shpreh ajo.

“Nëse për ta bërë këtë koalicion kanë shkuar një muaj e gjysmë diskutime, ku edhe PDK ta ketë programin, si ka mundësi që pa asnjë komunikim në Facebook të kuptohet që ti shkarkon një drejtor”, tha deputetja.