LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Për Kurtin kritika e ndërkombëtareve kundër tij për dinarin ishte një lloj komploti i Vuçiq-it.

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë intervistës së sotme për Evropën e Lirë, i ka bërë një vështrim “historik” acarimeve të fundit të raporteve ndërmjet Qeverisë Kosovës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, për temën e dinarit.

Sipas tij,  shkaku i këtij tensioni nuk qëndron të rregullorja e re. Sepse nuk pati asnjë reagim për më shumë se dy javë prej kur u miratua ajo. Pra as nga Serbia, ndërkombëtarët dhe serbët e Kosovës. Por gjithçka ndryshoi në Davos, në Forumin Ekonomik Botëror, ku presidenti i Serbisë [Aleksandar Vuçiq], që kishte shkuar një ditë para kohe, jep kumtin, lajmin e rëndë se më 1 shkurt do të fillojë katastrofa në Kosovë për komunitetin serb. Ai, kur e pa që në terren s’po ka reagim për çështjen e zëvendësimit të dinarit me euron si mjet pagese, atëherë filloi që të bëjë parashikime apokaliptike.

Kështu pas kësaj ngjarje, ambasadorët e huaj filluan ta takojnë guvernatorin Ismaili, ministrin [e Financave, Hekuran] Murati, zëvendëskryeministrin Bislimi, mua e kështu me radhë. Pra, vetëm më pas. Absolutisht, derisa nuk ka folur presidenti i Serbisë, nuk ka pasur kurrfarë problemi në Kosovë. Dhe, ai ka folur sepse e ka vërejtur që përgatitjet po shkojnë në rregull. Presidenti i Serbisë ka shpresuar që do të ketë reagim nga poshtë. Kur e ka parë që s’ka reagim nga poshtë, atëherë ka reaguar nga lart. Pra, kur i ka dështuar këmbësoria, ka përdorur artilerinë. Andaj, jemi në këtë problem. Tejreagimi dhe bullingu nga Beogradi, është shkaktari i problemeve, jo rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, ka shtuar ndër të tjera Kurti.

E, situata u përkeqësua, ka vazhduar kryeministri, kur në fund të muajit janar për të njëjtën çështje, njësoj sikurse Vuçiqi foli edhe [zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë] Maria Zakahrova nga Kremlini. Kur Vuçiqit iu bashkua edhe Maria Zakharova, atëherë edhe alarmimi i ndërkombëtarëve u bë edhe më i madh.

Nuk ka dyshim se është interes strategjik i Serbisë armiqësimi i Kosovës me Bashkësinë Ndërkombëtare në përgjithësi dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti. Ngase vetëm nga ky një izolim, margjinalizim dhe dëmtim i kësaj aleance, Serbia mund ketë përfitime politike dhe diplomatike kundër Kosovës.

Mirëpo, kjo politikë e Serbisë dhe presidentit të saj ka mundur të ketë sukses dhe nga dështimi diplomatik i Kosovës, për t’i parapri këtij zhvillimi. Dhe kryeqendrat perëndimore me theks të veçantë Uashingtoni kanë reaguar, edhe për mënyrën se si është marrë ky vendim në fshehtësi të plotë nga ta dhe prapa shpinës së tyre. Këtë gjë e kishte konfirmuar në një intervistë Ambasdori amerikan  në Prishtinë Jeff Hovenier.

Prandaj, pikërisht kjo mënyrë naive e veprimit nga Qeveria e Kosovës, duke i trajtuar aleatët kryesorë shtetit me dyshim është një faktor që ndikon që të ketë sukses strategjia subervsive e Vuqicit kundër Kosovës.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...

Alba e pyet Azemin: A ke qenë 100% vetvetja? Reagimin e saj mos e humbisni

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është...

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punon në heshtje që veterani i UÇK-së, Blerim Ramadani, të fitojë lirinë, pasi u...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën e tij ideale Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, Azem Gagica ishte i ftuari i...