Harresa politike e punëtorëve

Shkruan: Afrim Kasolli   1 maji njihet si dita e punëtoreve....

Ahmeti u përgjigjet sulmeve në fushatë: S’e kanë me BDI-në, por me shqiptarët

Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

E nisi sezonin si portieri i tretë, tani është e pabesueshme se si ai u bë hero i Real Madridit

Extra AL PVC

Real Madridi kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar kampionin aktual Manchester City, pas penalltive, pasi në dy ndeshje rezultati ishte i barabartë 4-4.

Në fund, spanjollët ishin më të suksesshëm me penallti, ku Real Madridi fitoi 4-3.

Portieri i Real Madridit, Andrij Lunin, priti dy penallti – të Mateo Kovacic dhe Bernado Silvas.

Ukrainasi, i cili mbushi 25 vjeç në shkurt, e nisi sezonin si portieri i tretë i Los Blancos.

Thibaut Courtois dhe Kepa Arrizabalaga ishin përpara tij në hierarki. Pra, shanset e Luninit për t’u mbrojtur këtë sezon për Realin në ndeshje serioze ishin minimale.

Belgu është “njëshi” i padiskutueshëm i Real Madridit kur është shëndoshë e mirë, por ka kohë që nuk është kështu.

Courtois e lëndoi rëndë gjurin verën e kaluar. Ai duhej të rikuperohej këtë pranverë, por pasoi një tjetër dëmtim i rëndë. Ai nuk u mbrojti fare këtë sezon dhe Kepa dhe Lunin ndanë minutat.

Kepa, portieri i njohur dhe shumë më i shtrenjtë se ukrainasi, që u pagua 8.5 milionë euro, kishte avantazhin, por nuk tregoi cilësi.

 

Në dy ndeshjet e fundit për Real Madridin, ai pësoi pesë gola – tre nga Atletico Madrid dhe dy nga Almeria, e cila me siguri do të zbresë nga La Liga.

Ishte në janar të këtij viti dhe pikërisht atëherë Ancelotti vendosi që Lunin të ishte zgjedhja e tij e parë në portë.

Ukrainasi e justifikoi besimin me paraqitje të shkëlqyera, sidomos në Ligën e Kampionëve.

Ai kishte nëntë pritje kundër RB Leipzig, dhe mbrëmë në “Etihad” ai grumbulloi tetë me dy penallti të pritura.

 

Unë jam njeriu më i lumtur në botë. Puna ime e palodhur është shpërblyer. Jam i lumtur sepse mund të ndihmoj Realin dhe dua të falënderoj shokët e skuadrës për mbështetjen e tyre”, ka thënë Lunin pas ndeshjes. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Nesër dalin mbi 100 mijë bileta në shitje për ndeshjet e Euro 2024

Me finalet e EURO 2024, që do të nisë...

Rama: Do të jetë sezoni më i pastër turistik, rezultate në mbrojtjen e ujërave në dete e liqene

Kryeministri Edi Rama garantoi sot se ky do të...

Harresa politike e punëtorëve

Shkruan: Afrim Kasolli   1 maji njihet si dita e punëtoreve....

Rikthehet sërish trendi më “cool” i xhinseve këtë vit

Gjithmonë e themi dhe përsërisim vazhdimisht se xhinset janë...

Nesër dalin mbi 100 mijë bileta në shitje për ndeshjet e Euro 2024

Me finalet e EURO 2024, që do të nisë në më pak se 50 ditë, UEFA do të nxjerrë në shitje një sasi biletash...

Rama: Do të jetë sezoni më i pastër turistik, rezultate në mbrojtjen e ujërave në dete e liqene

Kryeministri Edi Rama garantoi sot se ky do të jetë sezoni më i pastër për ujërat larës në detet e liqenet e vendit, ndërsa...

Harresa politike e punëtorëve

Shkruan: Afrim Kasolli   1 maji njihet si dita e punëtoreve. Në shumë vende të botës gjendja e të drejtave të tyre merr vëmendjen më të...