Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Sonte Policia e Kosovës ka arrestuar një person të...

Konjufca pritet nga homologu i tij në RMV, flasin për të ardhmen e rajonit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

E mbijetuara e dhunës seksuale lëshon sallën teksa po fliste Daçiq

Extra AL PVC

Prezenca e Ivica Daçiq, ka bërë që e mbijetuara e dhunës seksuale nga Kosova ta lëshojë sallën ku po diskutohej për parandalimin e dhunës seksuale.

 

Në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Luftë, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë nuk mbajti përgjegjësi për krimet e kryera që Serbia i ka kryer në Kosovë.

Shyrete Tahiri Sulimani, deklaron se nuk arriti gjatë ditës së djeshme të dëgjojë fjalimin e Daçiq, meqë nuk po ndjehej mirë.

Ajo dje dhe sot po merr pjesë në këtë konferencë të organizuar në Londër, e ftuar si e mbijetuar e dhunës seksuale e luftës së fundit në Kosovë.

Tahiri-Sulimani: U largova nga salla, sepse nuk u ndjeva mirë

“Unë jam e ftuar si e mbijetuar e luftës nga Kosova. Kështu që dje në panel unë e pash ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq dhe u largova nga salla. Sepse nuk e ndjeva veten rehat dhe mirë. Kështu që ekipi është marrë me këtë çështje dhe shpresoj që të mos kemi situata të tjera”, deklaron ajo

Tahiri Sulimani, shpreson që të mbijetuarat mos të përballen më me përgjegjës të këtyre krimeve.

Tahiri-Sulimani: Të jemi më të sigurt, prezenca e tyre nuk është e këndshme

“Unë kisha propozuar që herave të tjera me qenë më vigjilent dhe të jemi më të sigurt se si ndjehen të mbijetuarat dhe prezenca e këtyre nuk është e këndshme, kështu që shpresoj që herave tjera nuk do të ketë këso incidente”, shton ajo.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti. Ajo deklaron se Daçiq në fjalimin e tij kishte tendencë të mbante “ligjëratë para studentëve”.

Rushiti: Ai mbante ligjërata sikur para studentëve

“Gjatë diskutimeve në panelet e parapara gjatë ditës, prezent ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, i cili nuk tha asgjë tjetër. Dihet mirë fakti që Serbia ende as nuk ka pranuar, as ka bërë kërkim falje dhe as ka marrë ndonjë përgjegjësi në raport me krimet e luftës. Takimi i tij ishte më shumë një takim, në panelin në të cilin ai mori pjesë mbante ligjërata sikur para studentëve. Duke thënë që Serbia duhet të punojë në parandalim, t’i edukojë të rinjtë dhe të ndajë përvojat e veta. Realisht pjesë e atij forumi ishin edhe të mbijetuarit e dhunës seksuale nga ballkani, përfshirë këtu edhe Shyrete Tahiri Sulimani, por edhe nga Bosnjë-Hercegovina dhe nga Kroacia”, deklaron ajo.

Fjalimi i ministrit të Jashtëm të Serbisë, Rushiti shton se ka irrituar pothuajse të gjithë të pranishmit.

Rushiti: Bëri që shumë të mbijetuar të cilët kanë qenë prezent në atë sesion ta lëshojnë konferencën

“Prezenca e tij i irritoi dhe i bëri të mbijetuarit e dhunës seksuale, por edhe ne që ishim që të mos ndjehen mirë. Për faktin se Serbia si shtet, por edhe vet ministri Daçiq është një person i cili në të kundërtën ai vazhdimisht ka qenë i involvuar në regjimin e Millosheviqit. Gjuha e komunikimit të tij, vazhdimisht ka mbjellur urrejtje dhe jo tolerancë, në të kaluarën. Pa i pranuar asnjëherë faktet dhe të vërtetën e dhimbshme të Kosovës. pikë së pari, bëri që shumë të mbijetuar të cilët kanë qenë prezent në atë sesion ta lëshojnë konferencën, pastaj reagimet e organizatave joqeveritare dhe ku pasoi edhe në mënyrë kulmore me prezencën e zëvendëskryeministres, ministres së Jashtme, Donika Gërvalla”, shton Rushiti.

Gjatë ditës së djeshme, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar për prezencën e Daçiq në këtë konferencë. Ajo ka deklaruar se i njëjti është një nga autorët e këtyre krimeve, si dora e djathtë e diktatorit Slobodan Millosheviq.

Konferenca Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt po mbahet në Londër.      /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Sonte Policia e Kosovës ka arrestuar një person të...

Konjufca pritet nga homologu i tij në RMV, flasin për të ardhmen e rajonit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur...

Robert F. Kennedy Jr. afat deri të enjten për t’u kualifikuar për debatin në CNN të kandidatëve për president

Koha po mbaron për kandidatin e pavarur Robert F....

Një adoleshent ka humbur jetën në një aksident trafiku në Kumanovë

Më datë 18.06.2024 në ora 17:20 në SPB Kumanovë...

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Sonte Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, ndodhur në maj 2023 në Zveçan. Lajmin...

Konjufca pritet nga homologu i tij në RMV, flasin për të ardhmen e rajonit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga homologu i tij në Maqedoninë e Veriut. Konjufca bëri të ditur se kjo pritje ndodhi...

Robert F. Kennedy Jr. afat deri të enjten për t’u kualifikuar për debatin në CNN të kandidatëve për president

Koha po mbaron për kandidatin e pavarur Robert F. Kennedy Jr. që të kualifikohet për të marrë pjesë në debatin e parë televiziv për...