spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Dy shtëpi, veturë dhe para të gatshme”, pasuria e profesorit Xhevat Krasniqi, që akuzohet për ngacmim seksual

Extra AL PVC

Profesori universitar, Xhevat Krasniqi i cili akuzohet për ngacmim seksual nga disa studente, ka bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2024.

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Krasniqi ka deklaruar shtatë pasuri të paluajtshme, ndër to një shtëpi në vlerë 28 mijë euro, shtëpi të dyte në vlerë 25 mijë euro, arë në vlerë 18 mijë euro, pyll në vlerë 8 mijë ero, truall në vlerë 12 mijë euro, oborr në vlerë 47 mijë e 770 euro dhe rrugë në vlerë 12 mijë e 60 euro.

Tek pasuritë e luajtshme, Krasniqi ka deklaruar një veturë të tipit Volkswagen në vlerë 6 mijë e 700 euro, të blerë në vitin 2017.

Profesori i UP-së ka deklaruar edhe para të gatshme 160 mijë e 783 euro.

Krasniqi ka deklaruar edhe të ardhurat vjetor personale dhe familjarë, ku ka deklaruar 378 euro nga Universiteti i Prishtinë, si shtesa dhe kompensime tjera.

Gjithashtu ka deklaruar edhe pagën vjetore neto 1 mijë e 471 euro.

Ai gjithashtu ka deklaruar edhe shtesa dhe kompensime tjera nga Ministria e Arsimit në vlerë 513 euro.

Krasniqi ka deklaruar edhe punë me kontratë të kryer në Universitetin e Mitrovicës në vlerë 450 euro.

Ndër të tjera ka deklaruar edhe shërbime kontraktuese nga MASHTI në vlerë 1 mijë e 368 euro.

Nga UP gjithashtu ka deklaruar edhe financim të punimeve shkencore në vlerë 4 mijë e 500 euro, si edhe pagesa për përvojën e punës në vlerë 153 euro.

Krasniqi ka deklaruar edhe pagën e bashkëshortes në vlerë 9 mijë e 350 euro, si edhe të ardhurat e fëmijëve në vlerë 220 euro.

spot_img

Të fundit

Austin thotë se s’ka tregues që Hamasi po planifikon sulm ndaj forcave amerikane

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se ai nuk sheh asnjë tregues që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet...

Reporterët pa Kufij për Serbinë: Gazetarët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të nxitura nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë

Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit Botëror të Lirisë së Medias në vitin 2002,...

Ndodhi gjilanase: Refuzoi të ndalet dhe iu sul me veturë policit, ai përmes xhamit ia merr çelësat dhe arrin ta ndalë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar i saj është sulmuar në Gjilan. Në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës bëhet e ditur...