Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh – koeficienti për paga do të jetë 150 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me ekspertë...

Aksident në Strellc të Deçanit, lëndohen pesë persona

Një aksident mes dy veturave dhe një kamioni ka...

Rama: Duhet të synojmë cilësinë e turistëve, jo numrin e tyre

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se Shqipëria nuk duhet...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

Extra AL PVC

Drejtori i përgjithshëm i Bayer Leverkusenit, Fernando Carro ka thënë se trajneri Xabi Alonso do t’i bashkohet Real Madridit në të ardhmen.

Alonso ka fituar tashmë titullin e parë në histori me Leverkusenin dhe emri i tij vazhdon të mbetet shumë i lidhur me punën te Real Madridi.

Për këtë ka folur edhe njëri nga drejtuesit kryesorë të klubit gjerman, duke konfirmuar se Alonso një ditë do të drejtojë Los Blancos.

“Nuk kam asnjë dyshim. Një ditë, Xabi Alonso do të jetë trajner i Real Madridit. Nuk ka dyshime fare, zero dyshime”, ka thënë fillimisht Carro për El Laguero.

“I vetmi dyshim është se kur do të nënshkruajë për Real Madridin. Por, do të ndodhë, më besoni. Jam i sigurt”, përfundoi drejtori i Leverkusenit.

Kur një drejtor i klubit e thotë këtë për punonjësin e tyre, atëherë nuk është më thjesht një thashethem. Alonso është me të vërtetë në linjë për t’u bërë trajneri kryesor i Real Madridit.

Megjithatë, Alonso mund të mos marrë punën e madhe të Real Madridit në dy vitet e ardhshme apo më shumë, pasi Carlo Ancelotti aktualisht ka një kontratë me deri në verën e vitit 2026.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, trajneri italian nuk do të shkarkohet deri atëherë dhe do të largohet si trajner i lirë.

E njëjta gjë vlen edhe për Alonson në Bayer. Trajneri spanjoll tashmë i tha botës se do të qëndronte në Leverkusen sezonin e ardhshëm dhe kontrata e tij përfundon në vitin 2026 ashtu si Ancelotti. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh – koeficienti për paga do të jetë 150 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me ekspertë...

Aksident në Strellc të Deçanit, lëndohen pesë persona

Një aksident mes dy veturave dhe një kamioni ka...

Rama: Duhet të synojmë cilësinë e turistëve, jo numrin e tyre

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se Shqipëria nuk duhet...

Hoxha: Bislimi s’është i vetmi që po flet për luftë

Analisti, Ylli Hoxha ka thënë se reagimi i zëvendëskryeministri...

Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh – koeficienti për paga do të jetë 150 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me ekspertë të ekonomisë nga ky subjekt politik, ka folur për investime në infrastrukturë, përfundimin e autostradave...

Aksident në Strellc të Deçanit, lëndohen pesë persona

Një aksident mes dy veturave dhe një kamioni ka ndodhur në fshatin Strellc të Deçanit, ku janë lënduar pesë persona. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi...

Rama: Duhet të synojmë cilësinë e turistëve, jo numrin e tyre

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se Shqipëria nuk duhet të synojë turizmin masiv, por atë cilësor, duke krijuar një ofertë ku “rendësi nuk kanë...