Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Do ta ndalojë TikTok-un në SHBA nëse nuk e shet”, Senati amerikan i vendos kushtë ByteDance

Extra AL PVC

Senati amerikan e ka kaluar të martën vonë një projektligj i cili do ta ndalojë TikTok-un në SHBA nëse pronari i saj – firma kineze ByteDance – nuk e shet brenda një viti.

I shtyrë nga shqetësimet e mëdha në mesin e ligjvënësve amerikanë se Kina mund të ketë qasje në të dhënat e amerikanëve, apo t’i vëzhgojë ata përmes këtij aplikacioni, projektligji u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së të shtunën dhe presidenti amerikan, Joe Biden, tha se do ta nënshkruajë atë të mërkurën, për ta bërë ligj.

“Për shumë vite ne e kemi lejuar partinë komuniste të Kinës të ketë kontroll mbi njërin prej aplikacioneve më të njohura në Amerikë”, tha republikani Marco Rubio nga Komiteti i Inteligjencës.

“Ligji i ri do t’i kërkojë pronarit kinez ta shesë aplikacionin. Ky është vendim i mirë për Amerikën”, shtoi ai.

Beteja katërvjeçare për TikTok-un, i cili përdoret nga 170 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, është vetëm njëri prej shumë fronteve në luftën e internetit dhe teknologjisë mes Uashingtonit dhe Pekini.

Javën e kaluar, Apple tha se Pekini e kishte urdhëruar t’i largonte platformat e Meta-s, WhatsApp dhe Threads, nga dyqani i saj i aplikacioneve në Kinë, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë kombëtare.

TikTok pritet ta sfidojë këtë projektligj përmes Amendamentit të Parë dhe përdoruesit e TikTok-ut pritet të ndërmarrin veprime ligjore gjithashtu. Një gjykatës në Montana e parandaloi ndalimin e TikTok-ut në këtë shtet, duke u thirrur në lirinë e shprehjes.

Më 2020, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u përpoq ta ndalojë platformën e rrjetit social përmes një urdhri ekzekutiv. Ai urdhër u shfuqizua më vonë nga gjykatat, pas padisë nga TikTok.

Administrata Trump ndërmjetësoi gjithashtu një marrëveshje më 2020, sipas të cilës korporatat amerikane Oracle dhe Walmart, do të siguronin aksione të mëdha në TikTok mbi baza të sigurisë kombëtare. Por, shitja e aksioneve nuk ndodhi asnjëherë për një numër arsyesh, ndër to Kina, e cila vendosi kontrolle më të rrepta të eksportit për ofruesit e vet të teknologjisë. /REL

spot_img

Të fundit

Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e...

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e...

Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57 persona, kanë njoftuar autoritetet lokale. Sipas agjencisë shtetërore të mbrojtjes civile të Brazilit, pothuajse 70 persona...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e LSDM-së për deputet në Zonën Zgjedhore numër 6. Demiri është pjesë e listave të LSDM...

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll mes KB Pejës dhe KB Golden Eagle Ylli,...