Të fundit:

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

Rama takon Kurtin, i shpreh mbështetje në hapat e mëtejmë drejt normalizimit me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në...
ISP BroadcastISP Broadcast

Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me ekspozitën “Gjithë lotët tanë”, kërkohet zbardhja e fatit të të zhdukurve

ISP Broadcast

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur dhe “Integra”, kanë organizuar hapjen e ekspozitës “Gjithë lotët tanë” për të shënuar 10 dhjetorin, Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Kjo ekspozitë unike u dedikohet rrëfimeve të viktimave të luftërave në rajon dhe ka për qëllim të njoftojë publikun e gjerë me rrëfimet e tyre duke shërbyer kështu edhe si thirrje për përkrahje për viktimat dhe grupet e tjera të prekura, në kërkimin e tyre për të vërtetën dhe drejtësinë.

Bajram Qerkini nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur bërë thirrje për zbardhe të fatit të të zhdukurve, duke shtuar se njëherë e mirë duhet të ketë një vendim në lidhje me këtë çështje.

Fotografi Atdhe Mulla, ftoi të pranishmit që t’i shijojnë fotografitë.

Përderisa Andin Hoti, nga Komisioni qeveritar për personat e zhdukur, tha se çdo ditë po punohet fati i të zhdukurve të zbardhet.

Por tha se institucionet nuk po mund të bëjnë më shumë për shkak të mos bashkëpunimit të Serbisë.

“Tash e 23 vitet u mohohet e drejta, mu më bohet çdo ditë si po kalon a po ki emocione. Kurrë mu ndalur jo, kurrë mi humb shpresat, ne do të punojmë, po punojmë sa po mundemi, por jo sa duhet”.

“Kaq është mundësia jonë kaq është informata që ne e marrim. Urojmë që Serbia të thyej mendësinë dhe të bëjë zgjidhje në këtë çështje të ndjeshme”.

Ekspozita përbëhet prej 34 fotografive origjinale, të bëra nga fotografët Atdhe Mulla, Arbnora Memeti, Nake Batev dhe Borislav Pesiç.

Këto fotografi paraqesin aspekte të luftërave në ish-Jugosllavi – fotografi familjare të të pagjeturve, vende të krimeve, varreza masive, persona të zhvendosur brenda vendit dhe memoriale, por gjithashtu edhe pasojat e stërzgjatura të konflikteve që ndjehen edhe sot, duke treguar tërë tragjedinë dhe kompleksitetin e luftës.

Kjo ekspozitë është pjesë e aksionit “Fuqizimi i zërave gjithëpërfshirës të viktimave, transformimi i narrativave” zbatuar nga Integra, Lëvizja për Paqe PAX, Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale (ICTJ), Iniciativa e Re Sociale (NSI), Iniciativat Qytetare (CI), dhe Aksioni Paqësor (PA), mbështetur nga Bashkimi Evropian. /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me...

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me Kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren kundër Perusë të zhvilluar të shtunën mbrëma. Gjermani ka fituar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë do të njiheni më...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me 11,5% në 2022, krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të Statistikave të...