Deputetja e LDK-së: Kurti e Gërvalla fajtorë për dështimin në KiE, ia mundësuan Serbisë të festojë

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë e fajtorët...

Haziri: Kurti s’po guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, nga Gjilani ku ka...

Opozita akuzon Qeverinë për gjendjen e rënduar në Trepçë, VV-ja i mohon

Vonesat në ekzekutimin e pagave dhe gjendja e rënduar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Detaje të reja nga plagosja dhe vetëvrasja në afërsi të Preshevës

Extra AL PVC

Mbrëmë në afërsi të Preshevës ka ndodhur një tentim vrasje dhe vetëvrasje. Sipas raportimeve të mediave në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut një shtetas maqedonas me kombësi shqiptare (52), ka shtënë në një grua 30 vjeçare nga Vrnjacka Banja (30), duke e plagosur rëndë.

Gazeta beogradase “Blic” shkruan para se të ndodhte tragjedia afër një pike të pagesave rrugore vetura me targa të Tetovës është ndaluar nga Policia e cila shoferit shqiptar ia ka shqiptuar një dënim ndërsa në këtë kohë në veturë ka qenë edhe vajza që do të plagosej më vonë.

Mbrëmë është raportuar se kësaj tragjedie i ka paraprirë një zënkë në veturë, ndërsa “Blic” sot shkruan se pasi ia ka shqiptuar policia dënimin ngasësit të veturës, 30 vjeçarja ka dalë nga vetura dhe ka filluar të vrapojë në drejtim të Bujanocit.

“Pas saj ka vrapuar B.I. dhe e ka qëlluar me pistoletë duke e qëlluar me tre plumba”, shkruan Blic.

“Pas një kërkimi të shkurtër të policisë, sulmuesi është rikthyer në vendngjarje dhe ka qëlluar veten në kokë në afërsi të makinës, duke u vetëvrarë”.

Tutje, një autoambulancë nga Presheva e ka transportuar gruan e plagosur në Vranjë, ndërsa më vonë është dërguar në Nish ku dhe i është nënshtruar një operacioni.

Sipas informacioneve, gruaja është nga Vrnjacka Banja, por e lindur në Zvicër.

Për momentin nuk ka të dhëna të sakta se çfarë marrëdhënie ka pasur ajo me burrin që e plagosi.

 

spot_img

Të fundit

Deputetja e LDK-së: Kurti e Gërvalla fajtorë për dështimin në KiE, ia mundësuan Serbisë të festojë

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë e fajtorët...

Haziri: Kurti s’po guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, nga Gjilani ku ka...

Opozita akuzon Qeverinë për gjendjen e rënduar në Trepçë, VV-ja i mohon

Vonesat në ekzekutimin e pagave dhe gjendja e rënduar...

Durmishi reagon pas publikimit të një “dokumenti” të policisë serbe për të: I falsifikuar, nuk shantazhohem

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar pas një...

Deputetja e LDK-së: Kurti e Gërvalla fajtorë për dështimin në KiE, ia mundësuan Serbisë të festojë

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë e fajtorët për dështimin e Kosovës në Këshill të Evropës janë kryeministri Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika...

Haziri: Kurti s’po guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, nga Gjilani ku ka mbajtur një konferencë për media ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai ka thënë se...

Opozita akuzon Qeverinë për gjendjen e rënduar në Trepçë, VV-ja i mohon

Vonesat në ekzekutimin e pagave dhe gjendja e rënduar financiare në ndërmarrjen Trepça, ka bërë që partitë opozitare ta drejtojnë gishtin kah Qeveria Kurti,...