Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dështon gjykimi për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe falsifikim të dokumentit.

Extra AL PVC

Në mungesë të të akuzuarve Agim Dedaj dhe Diamant Murseli ka dështuar të mbahet të enjten në Gjykatën Themelore në Gjakovë gjykimi për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe falsifikim të dokumentit.

Në këtë rast, Pjetër Qerimi dhe Bledar Kusari akuzohen për “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”, kurse Diamant Murseli, Suad Çmega dhe Agim Dedaj akuzohen për “Falsifikim të dokumentit”. Për veprën e fundit, ngarkohet edhe Kusari.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Dedaj, mbrojtësi i tij avokati Bardh Maksuti deklaroi se i njëjti ka qenë në udhëtim zyrtar jashtë shtetit dhe se nuk ka mundur të kthehet në kohë për seancën e sotme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Murseli, avokati Kadri Mjekiqi me autorizim zëvendësues për avokatin Genc Spahija tha se kishte tentuar të kontaktojë me të, por një gjë e tillë nuk ishte e mundur.

Në këto rrethana, kryetari i trupit gjykues Sulltan Dobraj tha se në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, e njëjta shtyhet për një datë tjetër.

Për të akuzuarin Dedaj, gjykatësi tha se do të bëhet thirrje e rregullt, ndërsa i akuzuari Murseli do të ftohet përmes urdhëresës në stacionin policor.

Ndryshe, në seancën e 16 tetorit 2023, të akuzuarit Pjetër Qerimi dhe Bledar Kusari u deklaruan të pafajshëm për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, kurse të pafajshëm për “Falsifikim të dokumentit” u deklaruan Diamant Murseli, Suad Çmega dhe Agim Dedaj. Po ashtu, i pafajshëm për falsifikim të dokumentit u deklarua edhe Kusari.

Sipas aktakuzës së ngritur më 22 gusht 2023, të pandehurit Pjetër Qerimi dhe Bledar Kusari gjatë muajit nëntor të vitit 2019 kanë shkelur nenin 65, 69 dhe nenin 71, paragrafi 3 të Ligjit për Prokurimin Publik, duke paraqitur dokumente të rreme, me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit të autoritetit kontraktues.

Në aktakuzë thuhet se Pjetër Qerimi në cilësinë e pronarit të biznesit N.T.SH. “Viktory Com” me seli në Bec, Komuna e Gjakovës, si grup i operatorëve ekonomikë në konzorcium me kompaninë “Murseli” SH.P.K, me seli në Doganaj, Kaçanik, ka ofertuar në mënyrë të kundërligjshme në tenderin me numër të prokurimit “Ri-shpallje Mirëmbajtja e auto rrugëve pjesa e parë, mirëmbajtja dimërore e rrugëve urbane”, të datës 7 nëntor 2019.

Aktakuza thotë se janë prezentuar në aktivitetin e prokurimit kontratat e punës së 4 janarit 2017, në çmimin total të punëve 150 mijë euro, të datës 12 janar 2017 me çmim total të punëve 30 mijë euro, si dhe referencat e datave 15 shtator 2019 në vlerë prej 150 mijë euro, e datës 10 gusht 2019 në vlerë prej 30 mijë euro dhe e datës 9 shtator 2019 në vlerë prej 50 mijë euro, të cilat kontrata pune dhe referenca kanë qenë fiktive.

Ndërsa, i akuzuari Bledar Kusari, thuhet se në cilësinë e përfaqësuesit të autorizuar të biznesit “D&T Group” SHPK me seli në Gjakovë, si grup i operatorëve ekonomikë në konzorcium “D&T Group” SH.P.K dhe “ Florida” SH.P.K & Horn & Co.Kosova” SHPK, ka ofertuar në mënyrë të kundërligjshme me tenderin “Ri-shpallje Mirëmbajtja e auto rrugëve pjesa e parë, mirëmbajtja dimërore e rrugëve urbane” e 7 nëntorit 2019, duke prezantuar në aktivitetin e prokurimit referencën e 28 dhjetorit 2017 në vlerë prej 205 mijë euro, të cilën referencë fiktive e ka përpiluar vetë në emër të biznesit “Florida” SH.P.K me seli në Bajram Curr, për biznesin “D&T Group”.

Me këto, Qerimi dhe Kusari po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik” nga neni 415, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2017, Kusari përpilon dokumentin e falsifikuar, referencën e 28 dhjetorit 2017, në emër të biznesit “Florida” SH.P.K, me qëllim të kompletimit të dokumentacionit për tenderim, të cilën e prezanton në aktivitetin e prokurimit, të 7 nëntorit 2019, e që pas verifikimit nga Administrata Tatimore e Kosovës, rezulton se është fiktive.

Për këtë veprim, Kusari ngarkohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit” nga neni 390, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Tutje, thuhet se i pandehuri Diamant Murseli në cilësinë e pronarit të biznesit “Grand Construcion” SHPK, me seli në Ferizaj, lidhë kontratë pune më 4 janar 2017 me pronarin e biznesit N.SH.T “Victory Com”, Pjetër Qerimi, në çmimin total të punëve 150 mijë euro, dhe me 15 shtator 2019, lëshon referencën për biznesin në fjalë në vlerë prej 150 mijë euro, për punët që nuk janë kryer.

Aktakuza thotë se i pandehuri Suad Çmega, nga viti 2017 deri në vitin 2019, në cilësinë e pronarit të biznesit “Geo Projekt” SH.P.K, me seli në Ferizaj, lidhë kontratë pune më 12 janar 2017 me pronarin e biznesit N.SH.T “Victory Com”, Pjetër Qerimi, në çmimin total të punëve 30 mijë euro, dhe më 10 gusht 2019 lëshon referencën për biznesin në fjalë në vlerë prej 30 mijë euro, për punët që nuk janë kryer.

Gjithashtu, thuhet se i pandehuri Agim Dedaj në cilësinë e pronarit të biznesit “Art Konstruksion” SH.P.K, me seli në Gjakovë, lidhë kontratë pune më 25 nëntor 2017 me pronarin e biznesit N.SH.T “Victory Com”, Pjetër Qerimi, në çmimin total të punëve prej 50 mijë euro, për punët që nuk janë kryer.

Aktakuza thotë që për të gjitha këto punë, Qerimi e prezanton kontratën dhe referencën e falsifikuar në aktivitetin e prokurimit të datës 7 nëntor 2019, e që pas verifikimit nga ATK, rezulton se kontrata dhe referenca janë jo të rregullta- fiktive, të lëshuara me qëllim të kompletimit të dokumentacionit për tenderim.

Për këto veprime, Murseli, Çmega dhe Dedaj po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit” nga neni 390, paragrafi 1 të Kodit Penal.

spot_img

Të fundit

Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e...

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e...

Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57 persona, kanë njoftuar autoritetet lokale. Sipas agjencisë shtetërore të mbrojtjes civile të Brazilit, pothuajse 70 persona...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e LSDM-së për deputet në Zonën Zgjedhore numër 6. Demiri është pjesë e listave të LSDM...

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll mes KB Pejës dhe KB Golden Eagle Ylli,...