Si ta përdorni limonin për trajtime bukurie?

Ne të gjithë e përdorim limonin në gatim ose...

Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Extra AL PVC

Deputeti ukrainas, Olekseiy Goncharenko, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE) ku po diskutohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në KiE, mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Dua të përgëzoje Kosovën. Jam i sigurt që do të ketë vendim pozitiv dhe Kosova e meriton 100 për qind. Është një moment i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, jo vetëm për Ballkanin, por për të gjithë ne. Sepse, bota e lirë duhet të bëhet bashkë. Bota e lirë duhet të jetë e bashkuar. Tiranitë e perandoritë po përpiqen të bëjnë hakmarrje. Shikojeni çka po ndodhë. Putini po përpiqet ta rindërtojë perandorinë ruse… Shikojeni çka po ndodhë në Ballkan, ku Rusia po përpiqet t’i hedhë benzinë zjarrit, të ketë luftëra të tjera. Ky hap është kundër kësaj… Kosova duhet të jetë anëtare e KiE, anëtare e BE-së. Kosova është Evropë dhe kjo është e vërtetë”, ka thënë Goncharenko.

Deputeti në fund të fjalës së tij ka pasur edhe disa fjalë për Serbinë, duke i bërë thirrje t’i shkëputë lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin.

“T’i drejtohem Serbisë, shiheni vendet tjera në histori. Kemi pasur kënaqësinë të punojmë me një Serbi demokratike. Nuk ndërtohet më perandoria serbe. Nuk ka mundësi në Ballkan. Nuk ka më vend në Evropë për perandor”, ka thënë deputeti ukrainas.

Arta Bilalli-Zendeli, përfaqësuesja shqiptare e Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ka thënë se deklaratat kundër anëtarësimit të Kosovës kundërshtojnë qëllimin kryesor të Këshillit të Evropës (KiE) që është parandalimi i luftërave.

Ajo i është përgjigjur disa anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të KiE të cilët thanë se anëtarësimi i Kosovës do të krijonte konflikte të reja.

Si shqiptare e Maqedonisë, e ndiej këtë temë si shumë të rëndësishme. Nuk pajtohem me opinionet e tipit që ky anëtarësim do të krijonte konflikte të reja në Evropës. A është krijuar ky Këshill për të parandaluar luftërat në Evropë? Prandaj këto komente nuk tingëllojnë aq mirë, kundërshtojnë qëllimin kryesor të Këshillit të Evropës. Ky anëtarësim do ta nxisë edhe dialogun sepse tani kemi dy palë të barabarta në dialog. Pra, barazia është vlerë themelore e KiE”, ka thënë Bilalli-Zendeli, e cila ka vlerësuar raportin pozitiv të raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Si ta përdorni limonin për trajtime bukurie?

Ne të gjithë e përdorim limonin në gatim ose...

Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër...

“As s’na troket kush në derë, as s’do ta hapim”, Serbët në veri hezitojnë të regjistrohen

Regjistruesit nuk kanë trokitur ende në derën e familjes...

Si ta përdorni limonin për trajtime bukurie?

Ne të gjithë e përdorim limonin në gatim ose si tretman natyral për shumë probleme shëndetësore. Nëse nuk e keni ditur, limonin mund ta përdorni...

“Kush e nxorri këtë dredhim?”: Cramon polemizon me gazetarin e FAZ-it pas ‘tezës’ më të re për Asociacioni që Kurti e lëshoi në Berlin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka polemizuar me gazetarin gjerman të “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Marten, në çështjen e themelimit...

Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër në protestë. Ata kërkojnë harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale. Nga Sindikata njoftuan se do...