Të fundit:

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

Rama takon Kurtin, i shpreh mbështetje në hapat e mëtejmë drejt normalizimit me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në...
ISP BroadcastISP Broadcast

Deputeti ukrainas i dërgon Zelenskyt kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

ISP Broadcast

Deputeti ukrainas, i cili kohë më parë ka qëndruar në Kosovë, Oleksiy Gonchaernko ka marrë iniciativë të re për njohjen e pavarësisë së vendit tonë nga Ukraina.

Ai ka bërë të ditur se i ka dërguar një peticion presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“I dërgova një peticion Presidentit të Ukrainës me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, presidenti duhet t’i përgjigjet. Ukraina tani duhet ta mbështesë Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.

Deputeti më tutje ka renditur arsyet pse duhet të njihet pavarësia e Kosovës duke thënë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, përfshirë SHBA-në, si dhe nga shumica e vendeve të BE-së dhe NATO-s gjersa “në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akt ndërkombëtar”.

“Rusia nuk e njeh Kosovën dhe i konsideron këto toka si serbe. Në të njëjtën kohë, propagandistët e Kremlinit pretendojnë se është e nevojshme të vendoset “i njëjti rend si Putini më 24 shkurt” në Ballkan.Dhe përfaqësuesit e partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq folën për “denazifikimin e Ballkanit”. Rusia, së bashku me Serbinë, po përpiqet të nisë një luftë, duke i justifikuar veprimet e saj si çështje kombëtare”, shkruan më tutje.

Ai thotë se me njohjen e pavarësisë së Kosovës do të dëshmojë mbështetjen dhe solidaritetin e Ukrainës në luftën për integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij shteti.“Rezoluta ime për njohjen e pavarësisë së Kosovës qëndron në Verkhovna Rada pa marrë parasysh. Prandaj, me këtë peticion, së bashku me publikun, kërkojmë nga presidenti i Ukrainës që sa më shpejt të marrë një vendim lidhur me Kosovën”, përfundoi ai.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me...

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me Kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren kundër Perusë të zhvilluar të shtunën mbrëma. Gjermani ka fituar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë do të njiheni më...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me 11,5% në 2022, krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të Statistikave të...