Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre...

Osmani takon nesër Nënsekretaren amerikane të Shtetit, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje

Presidentja Vjosa Osmani do të kthehet në Kosovës, pas...

Mustafa: Ndërkombëtarët s’pe kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se bashkësia...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Deputeti i Bundestagut: Komiteti i Ministrave i ka dy zgjedhje, anëtarësimi i Kosovës në KiE këtë muaj, e vetmja rrugë përpara

Extra AL PVC

Këshilli i Europës feston sot 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka gjetur rastin të kujtojë sot se Asambleja Parlamentare e kësaj organizate të rëndësishme muajin e kaluar konkludoi me shumicë të madhe votash se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e saj.

Tash, Abraham shkruan se Komiteti i Ministrave i ka dy zgjedhje dhe se nëse respektohen standardet dhe vlerat, atëherë Kosova do të duhej të anëtarësohej në KiE këtë muaj, raporton Gazeta Express.

“Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje: 1) Të veprojë në përputhje me vlerat dhe standardet tona duke e pranuar Kosovën këtë maj. 2) Ose, ta injorojë vlerësimin e detajuar të juristëve të shquar, tri raportuesve, tri komisioneve dhe PACE… duke mos marrë asnjë vendim”, shkroi deputeti gjerman në “X”.

Kjo e dyta, thotë ai, do të dërgonte sinjal të dëmshëm te deputetët dhe qytetarët.

“…Sidoqoftë, kjo do ta dërgonte një sinjal të dëmshëm për deputetët dhe qytetarët në rajon: se shtetet mund t’i shpërfillin standardet si të duan”.

“Nga ky vendim varet besueshmëria e institucionit, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë (Plani i Ahtisaarit) dhe stabiliteti i rajonit. Nëse respektojmë standardet dhe vlerat, atëherë pranimi i Kosovës në maj është e vetmja rrugë përpara”, shkroi Abraham.

Gjermania, përmes ambasadorit të saj në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të mos rrezikojë, ndërsa synon që të anëtarësohet në Këshillin e Europës këtë muaj.

Ndërkombëtarët presin që të ketë lëvizje nga Kosova drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për të krijuar një atmosferë pozitive përpara se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës ta thotë fjalën përfundimtare për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Gjatë debatit në seancën e Asamblesë Parlamentare të KiE më 16 prill, disa deputetë përmendën nevojën, siç thanë ata, që Kosova të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe përpara votimit final të ministrave. Abraham s’ishte një nga ta.

Në këtë seancë, 131 deputetë votuan që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, 29 ishin kundër, ndërsa 11 abstenuan.

Kosova hapin e parë të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës e bëri më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e pati miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi i ka plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

spot_img

Të fundit

Ish-drejtuesi i lartë i ‘OpenAI’: Kompania nuk ka përparësi sigurinë

Një ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale...

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre...

Osmani takon nesër Nënsekretaren amerikane të Shtetit, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje

Presidentja Vjosa Osmani do të kthehet në Kosovës, pas...

Mustafa: Ndërkombëtarët s’pe kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se bashkësia...

Ish-drejtuesi i lartë i ‘OpenAI’: Kompania nuk ka përparësi sigurinë

Një ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale ‘OpenAI’, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave, tha të premten se siguria...

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion Pas arratisjes së Enver Sekiraqës ka reaguar Ministrja e...

Osmani takon nesër Nënsekretaren amerikane të Shtetit, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje

Presidentja Vjosa Osmani do të kthehet në Kosovës, pas vizitës në Bullgari. Ajo do ta presë Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen në një...