Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Deponia e Ohrit në Bukovë dhe deponia në hyrje të Strugës, bomba të kurdisura ekologjike

Extra AL PVC

Deponia e Ohrit në Bukovë dhe deponia e paligjshme në hyrje të Strugës mbeten bomba të kurdisura ekologjike dhe rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.

Edhe pse një zgjidhje për këtë problem serioz është premtuar prej vitesh, ajo mbetet vetëm në letër dhe fjalë boshe. Aktivistët ekologjikë vazhdimisht alarmojnë për pasojat serioze. Kryetari aktual i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, edhe në mandatin e tij të mëparshëm premtoi se deponia do të mbyllet, ndërsa mbeturinat do të dërgohen në një vend tjetër. Por gjithçka që mbeti nga kjo ishin fjalët.

Deponia është ende funksionale dhe aty depozitohen mbetje. Sipas disa të dhënave që disponojmë, depozitohen rreth 40.000 ton në vit. Në tre vitet e fundit, në të cilat nuk zgjidhet ky problem, janë depozituar rreth 120.000 ton mbeturina. Kjo do të thoshte se deponia çdo vit rritet për një kat në vit në ndërtim”, tha Gligorie Qatoski – aktiviste civil nga Struga.

Deponia e Ohrit, përveçse për qytetin, paraqet problem i madh edhe për fshatrat në rajonin e Prespës.

Një shumëllojshmëri të mbeturinave të paselektuara digjen dhe shkaktojnë tym dhe grimca, të cilat vijnë në pjesën e Ohrit edhe pse Ohri është 700 metra lartësi mbidetare. Megjithatë, Bukova është më lartë dhe rrymat e erës gjithashtu mund të shkaktojnë ndotje në Ohër. Djegia e mbeturinave të paselektuara si nga një deponi shkakton një shumëllojshmëri të materieve kancerogjene”, u shpreh Sasho Toçkov – Qendra për shëndetin publik-Ohër.

Ohri për vite me radhë, veçanërisht gjatë muajve të verës, është mbytur në tymin dhe erën e keqe që përhapet nga deponia. Ky është një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut. Kohët e fundit, gjatë orëve të natës, nga një autor i panjohur është vënë zjarr në deponinë.

N.P.”Komunaleci i Ohrit” informoi menjëherë SPB-Ohër për parashtrimin e kallëzimit për zjarrvënie nga një autor i panjohur. Me makineri speciale, pjesa e djegur e deponisë është mbuluar me sasi të mëdha dheu”, thanë nga Komuna e Ohrit.

Deponia duhet të sigurohet fizikisht, por edhe të rrethohet për të parandaluar hyrjen e njerëzve.

Është mirë që të ketë edhe monitorim të vazhdueshëm me kamera termike, të cilat funksionojnë me dritë infra të kuqe dhe matin diferencën në temperaturë, e cila do të lejojë një përgjigje të shpejtë kur shfaqen shenjat e para të zjarrit dhe e gjithë kjo të kombinohet me instalimin e detektuesve të tymit”, theksoi Gjoko Zoroski-ekolog.

Zgjidhja e vetme e problemit është ndërtimi i deponisë rajonale, por tani për tani projekti është vetëm në letër./Alsat.mk

spot_img

Të fundit

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...

Dy gra rrahen mes vete në Lipjan, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në...

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nivelin e ujërave. Më i prekur është Saarland-i. Ndonëse nuk ka pasur viktima dhe...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person në Prishtinë ka ikur nga zyrtarët policorë, pasi që në shtëpinë e...