Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Dendias në Shqipëri, Xhaçka: Kompromis për dërgimin e çështjes së detit në Hagë

Extra AL PVC

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka mirëpritur homologun grek Nikos Dendias. Pas takimit të zhvilluar, Xhaçka dhe Dendias kanë dhënë një deklaratë për media, ku kanë vënë theksin te intensifikimi i bashkëpunimeve dypalëshe, çështja e detit, kriza energjetike dhe sulmi në Ukrainë.

Duke u ndalur te çështja e detit, ministrja Xhaçka shprehu vullnetin dypalësh për referimin e kësaj çështje në Hagë. Po ashtu, Xhaçka deklaroi se Greqia është mbështetëse për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Ne konsiderojmë Greqinë një fqinj të çmuar dhe partner të besueshëm në rrugëtimin tonë drejt BE… Një nga çështjet e trajtuara ishte dhe ajo e kufizimit të zonave detare. Të dyja palët kanë vullnetin për kërkimin e një kompromis për referimin e çështjes te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Bashkëpunimi në fusha sociale, kultura, janë vërtetë ura për thellimin e bashkëpunimit. Produkt i këtij diskutimi është edhe kërkesa jonë për negociimin dhe nënshkrimin potencialisht për mbrojtjen sociale apo pensionet, nga i cili do të përfitojnë dhe shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri”, tha Xhaçka.

Në fjalën e tij, ministri grek theksoi se pikë kyçe e diskutimit me Xhaçkën ishte arritja e kompromisit për dërgimin e çështjes së detit në Gjykatën e Hagës.

Sipas ministrit, zgjidhja e kësaj çështje, zgjidhja e ligjit të luftës, dhe dy marrëveshjet e tjera për shmangien e episodeve në kufi dhe mirëmbajtja e piramidave kufitare, do dërgojnë një mesash në komunitetin ndërkombëtar se e drejta ndërkombëtare e detit është ajo që përbën bazën për zgjidhjen e diferencave ndërshtetërore.

“Diskutuam për përshpejtimin e dialogut në bazë të marrëveshjes që kemi patur para dy vitesh për të kaluar në kompromis, në mënyrë që të vendosim marrëveshjen speciale për dërgimin e çështjes në Gjykatën e Hagës për çështjen e kufirit. Zgjidhja e kësaj çështje dhe zgjidhja e ligjit të luftës, dhe dy marrëveshjet e tjera për shmangien e episodeve në kufi dhe mirëmbajtja e piramidave kufitare do dërgojnë një mesash në komunitetin ndërkombëtar se e drejta ndërkombëtare e detit është ajo që përbën bazën për zgjidhjen e diferencave ndërshtetërore. Duke bërë një qasje të përgjithshme do hapet kapitull i ri i madh për raportet tona reciproke”, u shpreh Ministri.

Dendias ka përsëritur edhe njëherë se Greqia mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Diskutuam për rolin e minoritetit grek në Shqipëri dhe anasjelltas. Këto ura përbëjnë një hallkë të çmuar mes dy vendeve tona, madje vizita e Mitsotakis është ajo që do kontribuojë në këtë drejtim. Theksuam se duhet të thelloheni me investime në tregti, për mbrojtjen e mjedisit dhe rastin e lumit Vjosa. Kemi rënë dakord që në parim të bëjmë një program mbrojtje që do e shpallim në 20 ose 23. Kjo është shumë e rëndësishme që do shpallin kryeministrat tanë. Diskutuam edhe për energjinë, dhe marrëveshja për energjetiken mes dy vendeve tona. Folëm dhe për investime më të shumta të Greqisë në Shqipëri”, tha Dendias.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e...

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e...

Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57 persona, kanë njoftuar autoritetet lokale. Sipas agjencisë shtetërore të mbrojtjes civile të Brazilit, pothuajse 70 persona...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e LSDM-së për deputet në Zonën Zgjedhore numër 6. Demiri është pjesë e listave të LSDM...

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll mes KB Pejës dhe KB Golden Eagle Ylli,...