Radosavleviç: Serbët e Kosovës ndihen humbës pavarësisht fatit të Asociacionit

Komuniteti serb në Kosovë po jeton në një gjendje...

Greqia s’gjen qetësi, sërish tërmet

Një tërmet më magnitudë 4.1 Rihter goditi pak momente...

Ministri i Kurtit takon shefen e zyrës së KiE në Kosovë, zbardhen detaje të takimit

Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dëmet që sjell konsumimi i alkoolit

Extra AL PVC

Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkooli. Ky ves është shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh, duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pakthyeshme të sistemit nervor qendror. Në mëlçi, alkooli i konsumuar, shkakton dëmtime të qelizave hap-atike, dëmtim që rritet në kohë duke u varur nga doza e konsumuar përditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit.

Kështu është vërtetuar se sasia e rrezikshme alkoolit është ajo prej 20-40 gramë alkooli etilik, ndërsa përdorimi 100-150 gramë alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare në cerozë. Nga ana tjetër, është vërtetuar shkencërisht, se për shkak të fiziologjisë, femrat dëmtohen shumë me shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar.

Njerëzit që pinë prej vitesh alkool, që nuk ndiejnë gjë, papritur, një ditë gjenden para një fakti të hidhur. Mëlçia e tyre ka marrë fund duke u kthyer në një mëlçi cerotike ose kanë shqetësime të lehta që nuk ia vënë veshin, por në këtë mënyrë ata bëjnë puthjen e parë me vdekjen. Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli.

Përdorimi zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve. Është vërtetuar se konsumimi i 20-50 gramë alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë është i aftë të dëmtojë, ndërsa pirja e 100 gramë alkooli etilik (dopio raki, 200ml) apo 2 litra birrë, për një periudhë 6-12 vjet jep në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit.

Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike rrezikon për pankretit akut që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës së personit në fjalë. Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e të dehurit, në të cilën sistemi nervor qendror nuk arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme, apo të pavullnetshme të personit në fjalë.

Por, dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë. Është vërtetuar se për çdo 1 litër alkool, vdesin 1000-2000 qeliza, të pari kthyeshme të trurit. Kështu që përdoruesit kronikë të alkoolit, me kohë e çojnë personin drejt demencës (skizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor etj. Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trurit.

spot_img

Të fundit

Radosavleviç: Serbët e Kosovës ndihen humbës pavarësisht fatit të Asociacionit

Komuniteti serb në Kosovë po jeton në një gjendje...

Greqia s’gjen qetësi, sërish tërmet

Një tërmet më magnitudë 4.1 Rihter goditi pak momente...

​FFK dënon Arbnor Ramadanin e Llapit dhe Dion Bejtullahun e Dritës

Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë të...

Ministri i Kurtit takon shefen e zyrës së KiE në Kosovë, zbardhen detaje të takimit

Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot...

Radosavleviç: Serbët e Kosovës ndihen humbës pavarësisht fatit të Asociacionit

Komuniteti serb në Kosovë po jeton në një gjendje të vazhdueshme tensioni, si pasojë e mungesës së gatishmërisë së udhëheqësve në Serbi dhe Kosovë...

Greqia s’gjen qetësi, sërish tërmet

Një tërmet më magnitudë 4.1 Rihter goditi pak momente më parë qytetin e Kefalonias në Greqi. Epiqendra e tërmetit ndodhet 6 kilometra në jugperëndim të...

​FFK dënon Arbnor Ramadanin e Llapit dhe Dion Bejtullahun e Dritës

Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në mbledhjen e sotme morri vendim që të dënojë...