Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ç’rëndësi ka vizita e Blinkenit në Kinë?

Extra AL PVC

Shkruan: Agron Hoti

Asgjë s’e kishte goditur më shumë komunizmin në glob që po drejtohej nga BRSS sesa normalizimi i raporteve SHBA-Kinë në fillim të viteve të 70-ta, prej nga ku Kina më pas vetëm formalisht pati mbetur komuniste, gjersa praktikisht po e hapte ekonominë duke u bërë gjithnjë e më kapitaliste. Si rezultat i hapjes, Kina në vitin 1978 kishte nxjerrë nga varfëria afro 800 milionë qytetarë të saj.

Heqja dorë joformalisht e Kinës në vite të 70-ta nga ekonomia e centralizuar për të ecur drejt një ekonomie tregu sforcoi lidhjet ekonomike të Kinës me SHBA, Azi Lindore dhe Juglindore. Ishte pikërisht ky përafrim sino-amerikan ai që ndali Luftën e Vietnamit dhe paqëtoi Pacifikun. E ky përafrim ishte goditje fatale për BRSS-në, ngase kjo e fundit kishte ngelur tanimë i vetmuar për ta shtrirë komunizmin në glob.

Dhe lufta Afganistan që zgjati nga 1979 deri në 1989 ku BRSS dëshpërimisht u mundua të mbante qeveri komuniste në Afganistan vetëm sa e përshpejtoi rënien e BRSS-së bashkë me të edhe të vetë komunizmit.

Edhe tash kur Rusia po mundohet ta pushtojë tërë Ukrainën, SHBA ka filluar të ndërtojë partneritete e aleanca në Azi për ta lënë Rusinë të vetme në Ukrainë. Një Rusi që has në rezistencë nga Evropa në perëndim të saj dhe në lindje që s’e ka mbështetjen e Kinës dhe Japonisë është shumë më e lehtë për t’u trajtuar nga SHBA.

Shtytës i përafrimit sino-amerikan është fillimi i rënies ekonomike të Kinës sidomos pas Covid 19. Për të njëjtat arsye të rënies ekonomike Kina në fillim të viteve të 70-ta e kishte lënë BRSS-në pa mbështetje duke u orientuar së paku ekonomikisht kah Perëndimi.

Duke qenë se Kina historikisht e ka pasur Rusinë si njërin ndër rivalët e saj kryesorë, duke qenë se lidhjet ekonomike me Perëndimin i ka shumë më të fuqishme sesa me Rusinë, atëherë Kina ka shumë pak interes që ta mbështesë Rusinë në Ukrainë.

Prandaj, një pako investimesh perëndimore, do ta bëjnë Kinën – ekonomia e së cilës është në rënie – që ta ndërpresë bashkëpunimin ushtarak me Rusi. Sigurisht që manovrat ushtarake të Kinës në Detin e Kinës Jugore janë më shumë për konsum të brendshëm për të ngjallur nacionalizëm si instrument ky i njohur për të siguruar mbështetje gjithëpopullore në një kohë kur kriza e rënies ekonomike ka filluar t’i japë efektet e para (p.sh. rënia e investimeve të huaja).

Prandaj, Blinken , përmes vizitës në Kinë, do të përpiqet që ta forcojë lidhjen sino-amerikane në mënyrë që Kina ta ndërpresë bashkëpunimin ushtarak me Rusi.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e...

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e...

Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57 persona, kanë njoftuar autoritetet lokale. Sipas agjencisë shtetërore të mbrojtjes civile të Brazilit, pothuajse 70 persona...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e LSDM-së për deputet në Zonën Zgjedhore numër 6. Demiri është pjesë e listave të LSDM...

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll mes KB Pejës dhe KB Golden Eagle Ylli,...