Gjykata Speciale në Hagë urdhëresa, gjykatat në Kosovë jo – vetëm 11 viktima të luftës të kompensuara

“Nuk është përmendur fjala kompensim kurrë deri sot. Që...

Intimidimi i gazetarëve, kreu i EFJ-së – Dimal Bashës: BOLL MA, Kurti të marrë masa menjëherë

Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Extra AL PVC

Ish-shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tash përfaqësues i Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë fjalimit të tij ka përmendur masakrat e tmerrshme që janë bërë nga shteti i Serbisë në Kosovë.

“Kosova do të kujtojë 25 vjet të vrasjeve masive më të tmerrshme gjatë konfliktit. Në Mejë, një fshat në Kosovë, rreth 300 burra dhe djem u nxorën nga kolona e refugjatëve dhe u ekzekutuan. Shumë jetë të tjera u shkatërruan atë ditë. Takova të veja dhe nëna të pikëlluara, dhe disa janë ende duke pritur për eshtrat e të dashurve të tyre. Kam vizituar Krushën e Madhe, fshatin e të vejave dhe sot në audiencë e njoh zonjën Hoti. Në fshat, të gjithë meshkujt e moshës 13 vjeç e lart, më shumë se 100 prej tyre, u vranë”, ka thënë Zhbogar gjatë fjalimit të tij në OKB.

Pas takimit, Vuçiq ka përdorur shprehje jashtëzakonisht fyese.

Kështu ka thënë kryeministri slloven, Robert Golob, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas mediave të huaj, reagimi i Golob erdhi pasi Vuçiq tha një ditë më parë se “nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër”, duke komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën në të cilën mori pjesë.

Për këtë ka reaguar edhe Tanja Fajon, ministre e Jashtme e këtij shteti.

“Deklarata e Presidentit të Serbisë pas diskutimit në Këshillin e Sigurimit është ofenduese dhe e papranueshme për Slloveninë. Kërkojmë shpjegim dhe falje. Kjo deklaratë nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira miqësore. Sllovenia e refuzon një nivel të tillë diskutimi publik. Deklaratat e Presidentit të Serbisë janë të pavërteta dhe janë fyerje për mbarë popullin”, ka deklaruar Fajon.

spot_img

Të fundit

Dhuna nga burri, Policia e Shqipërisë: Nëna me fëmijët që u gjetën në lumë mund të kenë kryer vetëvrasje

Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në...

Gjykata Speciale në Hagë urdhëresa, gjykatat në Kosovë jo – vetëm 11 viktima të luftës të kompensuara

“Nuk është përmendur fjala kompensim kurrë deri sot. Që...

Intimidimi i gazetarëve, kreu i EFJ-së – Dimal Bashës: BOLL MA, Kurti të marrë masa menjëherë

Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të...

Dhuna nga burri, Policia e Shqipërisë: Nëna me fëmijët që u gjetën në lumë mund të kenë kryer vetëvrasje

Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje. Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si...

Gjykata Speciale në Hagë urdhëresa, gjykatat në Kosovë jo – vetëm 11 viktima të luftës të kompensuara

“Nuk është përmendur fjala kompensim kurrë deri sot. Që nga 2012-ta, kur kemi dhënë dëshmi në EULEX, e deri tash, nuk na ka pyet...

Intimidimi i gazetarëve, kreu i EFJ-së – Dimal Bashës: BOLL MA, Kurti të marrë masa menjëherë

Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) është shprehur thellësisht i shqetësuar për sulmet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal...