“Jemi një hap larg zgjedhjeve” – Abdixhiku ia kërkon Kurtit veprimin që çon në zgjedhje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha në Pressing në...

Lumir Abdixhiku hapë letrat, tregon pse ia refuzoi darkën Albin Kurtit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi në Pressing në...

Rast tragjik: Një burrë bën vetëvrasje në Dragash, mjeku konstaton vdekjen e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotëm në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Çka i detyroi shtetet e perëndimit ta kushtëzojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE me Asociacionin?

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

Tashmë u bë e qartë ajo që dihej prej kohësh, se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, do të kushtëzohet me dërgimin së paku të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese. Kështu, sipas mediumit të njohur evropian Euronwes, janë pikërisht Franca, Gjermania dhe Italia “që i kanë kërkuar Këshillit të Evropës të mos e vendos në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE”.

Ndërkohë, para dy dite, ashtu siç pritej kryeministri Kurti, gjatë një prononcimi për media deklaroi se nuk do ta pranojë një kushtëzim të tillë. Se Strasburgu nuk është Bruksel. Se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret demokratike për t’u bërë pjesë e kësaj organizate. Dhe se në një farë mënyre, ndonëse s’e tha hapur, por e transmetoi mesazhin, se ndjehet i “tradhtuar” nga pengesat që iu vunë Kosovës sidomos nga shtetet e QUINT-it në këtë proces.

Po ashtu, është e pa precedent që Komiteti Ministror të mos ketë të njëjtin qëndrim me atë të raportit të Asamblesë Parlamentare për (mos)pranimin e një shteti në kuadër të organizatës më të vjetër të kontinentit evropian për mbrojtjen e të të drejtave të njeriut, demokracisë, sundimit të ligjit etj. Sepse ky i fundit ka rekomanduar që “Asociacioni mund të jetë edhe një angazhim pas anëtarësimit”.

Për këtë zhvillim “befasues”, sepse siç deklaroi Ambasadori gjerman në Kosovë , Jorn Rohde, edhe ai ka mbetur i befasuar, pse kryeministri Kurti është befasuar, janë sajuar argumente të ndryshme. Është thënë se tashmë ka humbur besimi në këtë qeveri, prandaj nuk shpresojnë në fjalët e saj. Apo se një kërkesë e tillë është e drejtë, sepse në fund të fundit vetë Albin Kurti me dakordimin për Marrëveshjen bazike të Brukselit si dhe planin e sekuncimit në Ohër është pajtuar publikisht që agjendën e integrimeve evropiane ta lidh më progresin e zbatimit të këtyre marrëveshjeve. Dhe se çdo zvarritje në këtë drejtim do t’i prodhonte këto pasoja.

Mirëpo, përtej këtyre argumenteve të sipër cekura janë edhe dy çështje tjera që si duket kanë ndikuar në masë të madhe që shtetet e QUINT-it, të mos e “përfillin” as raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në rastin e Kosovës. E para ka të bëjë më mënyrën e menaxhimit dhe dështimit të referendumit veri për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe . Dhe e dyta me arsyetimin e pushtetit për këtë (mos)dështim. Fillimisht, Qeveria e Kosovës e kishte shpërfillur kërkesën e disa vendeve perëndimorë që zgjedhjet e parakohshme për katër kryetrarët e komunave të parapriheshin nga akti i dorëheqjes së kryetarëve aktualë. Dhe ekzekutivi u përcaktua që ky proces mund të behët vetëm nëpërmjet një udhëzimi administrativ, ku fillimisht duhet të nënshkruhej nga 20 përqind e trupit elektoral dhe pas këtij veprimi të mbahej referendumi, ku 50 përqind plus e një votë qytetarëve duhej të votonin për shkarkimin kryetarëve. Faza e parë kaloi me sukses. Ndërkohë, referendumi i 21 prillit u bojkotua nga Lista Serbe, çfarë ndikoi që pjesëmarrja e qytetarëve të ishte tejet e ulët. Dhe ky dështim dëshmoi se qeveria e Kosovës nuk e kontrollon vullnetin politik të asaj pjese, si dhe tashmë qytetarët e veriut janë të pa përfaqësuar politikisht.

Mirëpo, kryeministri Kurti, më një logjikë të çuditshme, pak pas mbylljes së kutive të votimit këtë dështim tentoi ta kapitalizoi si fitore politike. Ai deklaroi se “rezultatet e votimit të sotëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktual. 20% të votave të mbledhura nga Lista Serbe për peticionin për të inicuar këtë proces, nuk rezultuan më shumë se aq. Serbia e ka parë që mund t’i mbledh 20% por jo edhe 50%.”

Sidoqoftë, edhe nëse është kështu si ka shkruar kryeministri, atëherë ky sukses, është një akt i dyshimtë demokratik. Sepse nuk mund të mohohet vullneti politik as i 20 përqind të qytetarëve më dekrete administrative, për ta qeverisur një rajon me më pak se 1 përqind mbështetje qytetare. Në anën tjetër këto veprime Qeveria i arsyetonte me logjikën e sundimit ligjit dhe kushtetutshmërisë në veri.

Por këtu duhet pasur parasysh se ky arsyetim është i kundërt me sulmet e kohë pakohshme që ky pushtet ka orkestruar ndaj institucioneve juridike në “pjesën” shqiptare, sikur se Gjykatën Kushtetuese etj etj. Shumë nga vendimet e kësaj të fundit i ka kontestuar me argumentin se nuk kanë mbështetje popullore. Dhe se Gjykata Kushtetuese duhet të marrë pjesë ne zgjedhje. Pra deri sa në pjesën veriore mohimin e vullnetit demokratik e arsyeton me nevojën për kushtetutshmëri dhe legalitet, në pjesën tjetër të Kosovës kontestimin e këtyre të fundit e arsyeton me anë të vullnetit demokratik.

Mbase, janë këto lojëra dhe driblime politike që kanë ndikuar që bashkësia ndërkombëtare ta kushtëzoje anëtarësimin në Këshill të Evropës me fillimin e procedurave për themelimin e Asociacioni. Sepse do të ishte e paprecedent për këtë institucion që brenda saj të pranohet një shtet ku një segment i popullsisë është i pa përfaqësuar politikisht. A ka qenë ky interes i Serbisë, nuk ka dyshim. Madje pengimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, nuk u bë i mundur për shkak të lobimit të Beogradit, por pse ia doli që ta mbajë këtë krizë politik brenda territorit të Kosovës. Kurse arsyeja se pse as letra dhe zotimi i krerëve të shtetit se ta do themlojnë këtë entitet nuk u mor parasysh, mundet të gjendet përsëri të kalkulimet e brendshme elektorale të këtij pushteti. Ditën që u zbulua kjo letër në përgjigjen ndaj mediave Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizës Vetëvendosje, Mimoza Kusari, deklaroi se ajo letër në një farë mënyrë nuk ka rëndësi, por është vetëm një zotim formal.

Kështu, bllokimi i Kosovës pikërisht nga ato shtete pa ndihmën ë të cilave as që mund të imagjinohet se shteti ynë do të kishte kaluar edhe fazat pararendëse për anëtarësim, dëshmon se dikush merr shënime për çdo gjë. /tvarbëria/

spot_img

Të fundit

“Jemi një hap larg zgjedhjeve” – Abdixhiku ia kërkon Kurtit veprimin që çon në zgjedhje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha në Pressing në...

Lumir Abdixhiku hapë letrat, tregon pse ia refuzoi darkën Albin Kurtit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi në Pressing në...

Rast tragjik: Një burrë bën vetëvrasje në Dragash, mjeku konstaton vdekjen e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotëm në...

Xhavit Haliti: Kërkesa për shpërndarjen e Kuvendit do të ketë atëherë kur do të ketë pajtueshmëri politike

Partitë politike nuk kanë arritur të dakordohen për shkuarjen...

“Jemi një hap larg zgjedhjeve” – Abdixhiku ia kërkon Kurtit veprimin që çon në zgjedhje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha në Pressing në T7 se vendimi që do ta çonte vendin në zgjedhje është dorëheqja e kryeministrit Albin...

Lumir Abdixhiku hapë letrat, tregon pse ia refuzoi darkën Albin Kurtit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi në Pressing në T7 arsyet e refuzimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se ftesa...

Rast tragjik: Një burrë bën vetëvrasje në Dragash, mjeku konstaton vdekjen e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotëm në Dragash, ku një burrë dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije...