Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi...

Protesta e mësuesve, Berisha i fton: Bashkohuni me ne, kauza jonë është edhe juaja

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me...

Nesër mblidhet Këshilli Ministror për Integrim Evropian

Kurti bashkë me Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Çitaku, Kurtit: E di që po të mungon Thaçi, por duro edhe pak – Dielli do të lindë përsëri

Extra AL PVC

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot përmendi 11 vjetorin e marrëveshjes së Asociacionit të nënshkruar nga ish-kryeministrat e atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Çitaku tha se Kurti iu kthye përsëri marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, ato që sipas saj, numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konufca, ka thënë se janë të mira dhe të dëshiruara.

“Gjithsesi, në interes të tij dhe për pak oksigjen ditor politik, ai qenka mundu me u marrë prapë me Presidentin Thaçi, ani pse ai po bën tri vjet e gjysmë i mbyllur në Hagë – në mbrojtje të luftës së shenjtë të popullit tonë për liri”.

“Është e pabesueshme se si një gjë Kryeministri Kurti nuk e ka kuptuar ende. Që Hashim Thaçi, edhe kundër vullnetit të tij, do të mbahet mend si Kryeministri i Pavarësisë së Kosovës”, shkroi Çitaku.

Ajo më tej tha se Kurti si kryeministri i dytë më jetëgjatë në vend, do të mbahet në mend vetëm si kryeministri  i autonomisë politike për serbët e pjesës veriore të Kosovës.

“Marrëveshja bazike të cilën ai e ka pranuar vitin e kaluar në Bruksel, i ka humbur njohjen e ndërsjellë Kosovës dhe i ka sjellë një sërë pasojash afatgjate dhe të patjetërsueshme vendit – që tkurrin sovranitetin e shtetit tonë. Ndërkaq, për këtë pjesën tjetër të qeverisjes, s’kemi çfarë të themi”, shkroi më tej Çitaku.

Tutje, Çitaku tha se trashëgimia e vetme që do t’i mbetet në CV Kurtit do të jetë ura tri metra e Saradranit, teksa tha se Thaçi ka ndërtuar autostrada moderne, shkolla, i ka rritur pagat, ka ndërtuar institucione dhe e ka vënë në binar funksionimin e shtetit.

“Kaq, rreth krahasimit tënd kaq të dëshiruar me Presidentin Thaçi, Kryeministër. E di që po të mungon, meqë po vazhdon ta përmendësh çdo ditë, por duro edhe pak. Dielli do të lind përsëri”, tha ajo.

spot_img

Të fundit

Pezullohet mësimi në Universitetin e Kalifornisë pas përleshjeve mes grupeve protestuese

Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u...

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi...

Protesta e mësuesve, Berisha i fton: Bashkohuni me ne, kauza jonë është edhe juaja

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me...

Nesër mblidhet Këshilli Ministror për Integrim Evropian

Kurti bashkë me Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e...

Pezullohet mësimi në Universitetin e Kalifornisë pas përleshjeve mes grupeve protestuese

Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku një natë më parë pati përleshje mes dy...

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Protesta e mësuesve, Berisha i fton: Bashkohuni me ne, kauza jonë është edhe juaja

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me protestën e një grupi mësuesish përpara Kryeministrisë gjatë ditës së sotme, në Ditën Ndërkombëtare të...