Të fundit:

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar...

Vodhi para, arrestohet një person në Podujevë

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është...
ISP BroadcastISP Broadcast

​Caka – Nimani u takua me krerët e institucioneve gjyqësore të Francës

ISP Broadcast

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka – Nimani, qëndroi për vizitë zyrtare disaditëshe në Paris, më 30 nëntor – 2 dhjetor 2022, që u realizua me mbështetjen e ambasadës së Francës në Kosovë.

Në ditën e parë të vizitës, kryetarja Caka-Nimani u takua me kryetarin e Këshillit Kushtetues të Francës, Laurent Fabius, dhe me kryetarin e Këshillit Shtetëror të Francës, Didier – Roland Tabuteau.

Temë e diskutimeve të përbashkëta, në të dy takimet, ishin të arriturat e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, respektimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në nivel vendi.

Në takimet e ndara me Fabius dhe Tabuteau, kryetarja Caka-Nimani vuri theksin edhe në nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndër-institucional ndërmjet institucioneve përkatëse me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe të njohurive praktike në fushat me interes reciprok.

Në ditën e dytë të vizitës në Paris, kryetarja Caka – Nimani zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Senatit francez, të ngarkuar me çështjet politike, legjislative dhe të drejtat e njeriut për rajonin e Kosovës dhe Ballkanin Perëndimor, përfshirë nënkryetaren e Senatit Valerie Letard dhe senatoren Laure Darcos, që gjithashtu udhëheq grupin ndërparlamentar të miqësisë ndërmjet Francës dhe Ballkanit Perëndimor.

Kryetarja Caka – Nimani vizitën në kryeqytetin francez e përmbylli me takimin e përbashkët me kryetarin e Gjykatës së Kasacionit të Francës, Christophe Soulard, me të cilin ndërmjet tjerash diskutuan përkitazi me sfidat në procedurat e kontrollit kushtetues dhe interpretimin uniform të ligjeve në të dyja vendet dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet dy gjykatave, thuhet në komunikatë.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar...

Sondazhi i ri mes republikanëve në SHBA: Trump thellon epërsinë kundër DeSantis

Një aktakuzë e mundshme nuk është e mirë për...

Vodhi para, arrestohet një person në Podujevë

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është...

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte takuar në Tiranë me presidentin e Shqipërisë në atë kohë Ramiz Alinë. Në një video të...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë , në kryqëzimin...

Sondazhi i ri mes republikanëve në SHBA: Trump thellon epërsinë kundër DeSantis

Një aktakuzë e mundshme nuk është e mirë për shumicën e politikanëve – por Donald Trump nuk është si shumica e politikanëve. Ish-presidenti, 76 vjeç,...