Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti shqiptar Muharrem Salihu është kandiduar për zgjedhjet në...

Gjuajtje me armë në Lupç, katër të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe – tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Extra AL PVC

Tubimi “Serbia po ju thërret” në Banja Luka u organizua sot në Trg Krajine dhe qëllimi i autoriteteve në Republika Serbe është që të unifikojnë pikëpamjet e popullit serb për gjenocidin në Srebrenicë, që vjen si reagim ndaj mundësisë së miratimit të rezolutës së Kombeve të Bashkuara, të cilën tashmë e kanë mbështetur shumë vende evropiane.

Tubimit i parapriu një seancë e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe, ku u miratua një raport që mohon gjenocidin në Srebrenicë, si dhe konkluzione të mbështetura nga të gjithë përfaqësuesit, në të cilat ky krim i tmerrshëm relativizohet.

Tubimi nisi me himnin “Republika ime”, dhe politikanët u përcollën në skenë me duartrokitje, raporton klix.ba.

Shpejt filluan fjalimet, në të cilat u ofenduan politikanët boshnjakë, u mohua gjenocidi serb ndaj boshnjakëve dhe u lartësua lufta e Rusisë në Ukrainë.

Krahas udhëheqjes politike të subjekteve kanë ardhur edhe zyrtarë nga Serbia, si kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, ish-ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Të pranishëm në shesh janë mijëra njerëz, të cilët kanë ardhur nga qytete të shumta të Republikës Serbe, por edhe nga Serbia, duke gjykuar nga autobusët që shihen në rrugët e Banja Lukës.

Disa mbajnë me vete flamujt e entiteteve, të Serbisë dhe Rusisë, si dhe fotografi të fëmijëve të vrarë nga lufta e mëparshme.

Në turmë mund të shihet edhe një fotografi e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti shqiptar Muharrem Salihu është kandiduar për zgjedhjet në...

Gjuajtje me armë në Lupç, katër të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman ka kritikuar Kim Min-jae të Bayern Munichut...

Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën...

Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti shqiptar Muharrem Salihu është kandiduar për zgjedhjet në Parlamentin Evropian. Nominimi i tij është bërë nga koalicioni  “Stati Uniti d’Europa/Shtetet e Bashkuara të Evropës”...

Gjuajtje me armë në Lupç, katër të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Lupç të Podujevës, derisa një tjetër ka marrë lëndime...

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman ka kritikuar Kim Min-jae të Bayern Munichut për paraqitjen e tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. McManaman e...