Scholz reagon ndaj sulmit të Ficos: Dhuna nuk duhet të ekzistojë në politikën evropiane

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se është thellësisht...

Kancelari gjerman i shkruan kryeministrit serb, ia rikujton normalizimin e raporteve me Kosovën

Kreu i qeverisë gjermane Olaf Scholz i ka dërguar...

Matoshi i NISMA-s: Afërsia PDK-VV e pasinqertë

Fatmir Matoshi nga Nisma Socialdemokrate kritikoi qëndrimin e Qeverisë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

BQK prezanton planin 10 pikësh për zbatim, faza për dinarin mund të zgjasë 3 muaj

Extra AL PVC

BQK në kuadër të veprimeve të saj për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara, njofton opinionin publik lidhur me Planin me veprime shtesë të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre (3) muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet tjera financiare:

Funksionalizimi i linjës së telefonit pa pagesë (0800-222-55), e-mailit për ankesa, si dhe numrit të dedikuar në ‘viber’

Lehtësimi i kushteve për hapjen e llogarive bankare, në raste specifike në komunat me shumicë serbe, veçanërisht në katër komunat veriore, me mundësi të kompletimit të dokumenteve (dëshmi të adresës) edhe pas hapjes dhe aktivizimit të llogarisë

Pezullimi i përkohshëm i tarifës të BQK-së e aplikueshme për hapje të degëve/zyrave, për të inkurajuar institucionet financiare jo-bankare (me theks për këmbimore) të licencuara për hapjen e zyrave në Komunat e Kosovës me shumicë serbe, veçanërisht në katër komunat veriore

Zgjerimi i prezencës me degë bankare jo bankare për mbulimin me degë shtesë dhe rritje te ofrimit te shërbimeve financiare në komunat në veri të vendit

Organizimi i ofrimit të shërbimeve bankare (hapje e llogarisë) në mënyrë mobile nga bankat komerciale (remote banking) në secilën nga katër komunat veriore, në mënyrë të organizuar me qëllim të jenë sa më afër qytetarëve

Vendosja e disa bankomatëve (ATM) si dhe pajisjeve tjera për pagesa elektronike (POS), apo vet-shërbime financiare.

Lehtësimi i procesit të këmbimit të dinarëve me EURO nga institucionet financiare dhe këmbimoret të licencuara

Vazhdimi i aktivitetit të intensifikuar promovues, me materiale të personalizuara dhe thjeshtëzuara, video mesazheve, si dhe edukimit financiar të fokusuar

Rritja e qasjes në financa, rritja e mëtejshme e kreditimit dhe pakove tjera financiare të fokusuara në këto zona nga institucionet financiare

Rishikimi i kushteve të konvertimit me trajtim preferencial gjatë pranimit të fondeve dhe tërheqjes në bankomate (ATM) me kartela të skemave ndërkombëtare të lëshuara jashtë Kosovës

Këto veprime ndërmerren krahas angazhimit konstruktiv, në lehtësimin e mekanizmit të transferimit të mjeteve në mënyrë sa më efikase nga Serbia në Kosovë, përmes llogarive bankare dhe modeleve tashmë të njohura, të paraqitur në letrën e propozimit të BQK-së, me gatishmërinë për të shqyrtuar çdo opsion.

Ky plan kontribuon veçanërisht tek qytetarët me qasje të kufizuar në financa dhe shërbime financiare dhe mundëson rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare, gjithpërfshirjen financiare dhe mbrojtjen e tyre nga aktivitetet financiare të pashëndosha, si angazhime të vazhdueshme të BQK-së mbi bazën e praktikave më të mira evropiane.

 

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

Scholz reagon ndaj sulmit të Ficos: Dhuna nuk duhet të ekzistojë në politikën evropiane

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se është thellësisht...

Kancelari gjerman i shkruan kryeministrit serb, ia rikujton normalizimin e raporteve me Kosovën

Kreu i qeverisë gjermane Olaf Scholz i ka dërguar...

Matoshi i NISMA-s: Afërsia PDK-VV e pasinqertë

Fatmir Matoshi nga Nisma Socialdemokrate kritikoi qëndrimin e Qeverisë...

Momenti i plagosjes së kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të plagosjes së kryeministrit të...

Scholz reagon ndaj sulmit të Ficos: Dhuna nuk duhet të ekzistojë në politikën evropiane

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se është thellësisht i tronditur nga sulmi që u bë ndaj kryeministri sllovak, Robert Fico. “Dhuna nuk duhet të...

Kancelari gjerman i shkruan kryeministrit serb, ia rikujton normalizimin e raporteve me Kosovën

Kreu i qeverisë gjermane Olaf Scholz i ka dërguar telegram urimi homologut të sapozgjedhur serb Milos Vuçeviq, i cili para pak ditësh mori detyrën...

Matoshi i NISMA-s: Afërsia PDK-VV e pasinqertë

Fatmir Matoshi nga Nisma Socialdemokrate kritikoi qëndrimin e Qeverisë lidhur me zgjedhjet e parakohshme. Matoshi në Frontal të T7 ka folur edhe për zhvillimet...