Evropa në alarm nga rrjeti i spiunazhit kinez, Pekini shpall një “luftë të re”

Kina duket se ka ndjerë “armiqësi” nga Evropa, ndonëse...

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari para protestuesve ka thënë...

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” – për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Borrell paralajmëron luftë të gjerë në Lindjen e Mesme

Extra AL PVC

Takimi i ministrave të jashtëm të G7-ës ka filluar të enjten me diskutimet e fokusuara në luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u ka kërkuar udhëheqësve perëndimorë që të ofrojnë mbështetje më jetike për Ukrainën në luftën e saj dyvjeçare me Rusinë.

“Vendet perëndimore, Japonia, Kanadaja, SHBA-ja, Evropa, duhet të marrin vendime më të shpejta në mënyrë që të mbështesin më shumë Ukrainën, sepse ne nuk mund ta përballojmë fitoren e Putinit në Ukrainë. Ukrainasit po luftojnë, por ata kanë nevojë për armë. Ata kanë nevojë për armë dhe ne duhet t’i sigurojmë ato shumë më shpejt”, ka thënë Borell.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane janë duke shqyrtuar mënyrat e shfrytëzimit të miliarda dollarëve asete ruse të mbajtura në Perëndim për të ndihmuar Ukrainën, mes hezitimeve të disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mbi ligjshmërinë e një lëvizjeje të tillë.
Propozime të tilla janë bërë pasi përpjekjet e SHBA-së për të miratuar fonde të reja për ndihmë ushtarake për Ukrainën kanë ngecur në Kongres.

Kryediplomati i BE-së ka paralajmëruar gjithashtu për luftë më të gjerë rajonale në Lindjen e Mesme dhe ka thënë se fokusi duhet të jetë në situatën humanitare në Gaza.

“Nuk dua ta ekzagjeroj, por ne jemi në prag të një lufte, një lufte rajonale në Lindjen e Mesme”, ka shtuar ai.

Udhëheqësit botërorë i kanë kërkuar Izraelit të mos hakmerret pasi Irani nisi sulmin fundjavën e kaluar ndaj Izraelit, duke e shtyrë Lindjen e Mesme më pranë një lufte të gjerë rajonale.

Sulmi ndodhi më pak se dy javë pas një sulmi të dyshuar izraelit në Konsullatën e Iranit në Siri ku u vranë dy gjeneralë dhe oficerë të tjerë iranianë.

“Ne duhet t’i kërkojmë Izraelit një përgjigje të përmbajtur ndaj sulmit iranian. Ne nuk mund ta përshkallëzojmë situatën”, është shprehur Borrell.

spot_img

Të fundit

Evropa në alarm nga rrjeti i spiunazhit kinez, Pekini shpall një “luftë të re”

Kina duket se ka ndjerë “armiqësi” nga Evropa, ndonëse...

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari para protestuesve ka thënë...

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” – për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi...

Borrell: Ballkani Perëndimor e ka shansin historik për të lidhur të ardhmen me BE-në

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, në 20...

Evropa në alarm nga rrjeti i spiunazhit kinez, Pekini shpall një “luftë të re”

Kina duket se ka ndjerë “armiqësi” nga Evropa, ndonëse presidenti i saj ka njoftuar se do të vizitojë tre shtete në kontinent së shpejti. Para...

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari para protestuesve ka thënë se Qeveria e Kosovës po i ik dialogut me sindikatat. “Kemi bërë shumë angazhime dhe kemi...

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” – për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes...