Të fundit:

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

Rama takon Kurtin, i shpreh mbështetje në hapat e mëtejmë drejt normalizimit me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në...
ISP BroadcastISP Broadcast

Borrell: Agresioni rus kundër Ukrainës është shkelje e parimeve mbi të cilat bazohet OSBE

ISP Broadcast

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell deklaroi sot se agresioni rus kundër Ukrainës, shkatërrimi sistematik i infrastrukturës civile dhe përdorimi i dimrit si armë me qëllim për të sjellë errësirë dhe të ftohtë te njerëzit e këtij vendi, është krim lufte dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare si dhe e parimeve mbi të cilat bazohet OSBE-ja.

“Rusia ka sjellë luftë në Evropë dhe meqenëse nuk arriti të nënshtrojë Ukrainën, ajo tani po shkatërron sistematikisht të gjithë infrastrukturën civile,” u tha Borrell gazetarëve në Këshillin e Ministrave të Shteteve Anëtare të OSBE-së, i cili filloi sot në Lodz, Poloni.

Ai shton se BE-ja do të mbështesë Gjykatën Penale Ndërkombëtare, e cila tashmë po bashkëpunon me prokurorët ukrainas.

“Ne po dërgojmë një milion euro shtesë për çminimin në Ukrainë dhe Bashkimi Evropian do të mbështesë Gjykatën Penale Ndërkombëtare, e cila tashmë po punon gjerësisht me prokurorët ukrainas për të mbledhur prova të krimeve. Ajo duhet të miratohet nga shtetet anëtare të unionit dhe ne duhet të sigurojmë mbështetje në Kombet e Bashkuara me një numër të madh vendesh”, tha Borrell.

Borrell tha se është e nevojshme të ndërtohet një kornizë e re sigurie pasi Rusia shkatërroi atë ekzistues.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së përsëriti se Rusia duhet të paguajë për dëmin që i shkaktoi Ukrainës dhe për shkatërrimin e infrastrukturës civile që u shkatërrua gjatë konfliktit.

Borrell tha se deri më tani BE ka sekuestruar më shumë se 20 miliardë dollarë fonde që u përkasin oligarkëve rusë.

“Përveç këtyre fondeve janë bllokuar edhe 300 miliardë dollarë që i përkasin Federatës Ruse. Këto para duhet të përdoren për të rindërtuar Ukrainën. Aktualisht është i bllokuar dhe është e nevojshme të hetohen të gjitha kornizat ligjore për t’u sekuestruar”, tha Borrell. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me...

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me Kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren kundër Perusë të zhvilluar të shtunën mbrëma. Gjermani ka fituar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë do të njiheni më...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me 11,5% në 2022, krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të Statistikave të...