Anëtarësimi në KiE, Tahiri thotë se Qeveria duhet të jetë e mençur të mos e izolojë Kosovën nga Evropa

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet rreth...

Deri më tani janë regjistruar 1,204,560 qytetarë në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për...

Vetëm dje 9 raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Extra AL PVC

Rusia do të përballej me vështirësi në pushtimin e saj në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Antony Blinken pas bisedimeve me kryediplomatin kinez, Wang Yi, i shprehu shqetësimet e tij se “Kina po e fuqizon luftën brutale dhe agresionin rus kundër Ukrainës”.

“Kina është furnizuesi kryesor i makinerisë, mikroelektronikës dhe nitrocelulozës e cila është thelbësore në prodhimin e municioneve, raketave dhe artikujve tjerë që Moska i përdor për të përforcuar bazën e saj industriale të mbrojtjes”, tha Blinken.

Sipas Sekretarit amerikan, ajo bazë industriale “po prodhon raketa, dronë, tanke dhe armë të tjera që presidenti rus, Vladimir Putin, po i përdor për të pushtuar një vend sovran, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, Blinken shtoi se këto armë “po përdoren për të shkatërruar rrjetin elektrik, infrastrukturën dhe për të vrarë fëmijë, gra dhe burra të pafajshëm”.

“Rusia do të kishte vështirësi në sulmin e saj ndaj Ukrainës pa mbështetjen e Kinës”, tha Sekretari.

Blinken shtoi: “Në takimet e mija me aleatët e NATO-s dhe partnerët tanë të G7 dëgjova të njëjtin mesazh. Baza industriale e mbrojtjes ruse jo vetëm që e kërcënon sigurinë e Ukrainës por edhe atë të Evropës”.

Siç vlerëson Antony Blinken, Kina nuk mund të ketë marrëdhënie të mira me Evropën nëse vazhdon të mbështesë kërcënimin më të madh për sigurinë evropiane që nga fundi i Luftës së Ftohtë, atë rus.

“Në diskutimet tona, e bëra të qartë se nëse Kina nuk e trajton këtë problem, do ta trajtojmë ne”. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Anëtarësimi në KiE, Tahiri thotë se Qeveria duhet të jetë e mençur të mos e izolojë Kosovën nga Evropa

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet rreth...

Deri më tani janë regjistruar 1,204,560 qytetarë në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për...

Vetëm dje 9 raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në...

Pahor: Nuk jap intervista deri në zgjedhjen e përfaqësuesit të ri të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë

Ish Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se...

Anëtarësimi në KiE, Tahiri thotë se Qeveria duhet të jetë e mençur të mos e izolojë Kosovën nga Evropa

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të...

Deri më tani janë regjistruar 1,204,560 qytetarë në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për media, lidhur  me ecurinë e Javës së pestë të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe...

Vetëm dje 9 raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje. Rastet e dhunës janë...