Lladrovci e vlerëson lart Ali Ahmetin: Të tjerët flasin për histori, ti ke ndërtuar histori

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka vlerësuar lart...

Gjykata Speciale në Hagë urdhëresa, gjykatat në Kosovë jo – vetëm 11 viktima të luftës të kompensuara

“Nuk është përmendur fjala kompensim kurrë deri sot. Që...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Bislimi: Gjermania, një nga aleatët më të fuqishëm të Kosovës

Extra AL PVC

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë një takimi me deputetin e Bundestagut gjerman, Christoph Ploss, deklaroi se Gjermania është një nga aleatët më të fuqishëm dhe shtet mik i Kosovës.

Bislimi tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, vijojnë e thellohen në kuadër dhe të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona në fusha me interes të përbashkët strategjik.

“Energjia e ripërtëritshme dhe agjenda e gjelbër qëndrojnë lart në agjendë dhe mbështetje të Gjermanisë ndaj Kosovës”, tha ai.

Në takim u diskutua dhe mbi rrugëtimin evropian të Kosovës, ku Bislimi përmendi se vendi ynë ka përafruar politikën e jashtme me atë të BE-së, kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe së fundmi për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe janë bërë hapa përpara drejt liberalizimit të vizave, ku sot dhe u miratua nga ambasadorët e BE-së teksti mbi liberalizimin.

Bislimi e falënderoi deputetin për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve gjermane ndaj Kosovës, veçanërisht Bundestagut gjerman, mbi procesin e integrimit evropian.

 /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Lladrovci e vlerëson lart Ali Ahmetin: Të tjerët flasin për histori, ti ke ndërtuar histori

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka vlerësuar lart...

Dhuna nga burri, Policia e Shqipërisë: Nëna me fëmijët që u gjetën në lumë mund të kenë kryer vetëvrasje

Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në...

Gjykata Speciale në Hagë urdhëresa, gjykatat në Kosovë jo – vetëm 11 viktima të luftës të kompensuara

“Nuk është përmendur fjala kompensim kurrë deri sot. Që...

Intimidimi i gazetarëve, kreu i EFJ-së – Dimal Bashës: BOLL MA, Kurti të marrë masa menjëherë

Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të...

Lladrovci e vlerëson lart Ali Ahmetin: Të tjerët flasin për histori, ti ke ndërtuar histori

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, kryetarit të BDI-së – partisë më të madhe të shqiptarëve në...

Dhuna nga burri, Policia e Shqipërisë: Nëna me fëmijët që u gjetën në lumë mund të kenë kryer vetëvrasje

Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje. Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si...

Gjykata Speciale në Hagë urdhëresa, gjykatat në Kosovë jo – vetëm 11 viktima të luftës të kompensuara

“Nuk është përmendur fjala kompensim kurrë deri sot. Që nga 2012-ta, kur kemi dhënë dëshmi në EULEX, e deri tash, nuk na ka pyet...