Petkoviq: I vetmi që i përket shekullit të kaluar, është Kurti

Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë,...

​Aliu njofton: Kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut” po rregullohet

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Bislimi: E informova Lajçakun për situatën me qytetarët e Kosovës në kufij

Extra AL PVC

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se e ka njoftuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, për situatën që ka krijuar Serbia në pikat kufitare me bllokimin e qytetarëve të Kosovës.

Bislimi tha se kjo është përgjigjja që mund të japë Serbia si revoltë për suksesin që shënoi dje Kosova në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Qindra prej qytetarëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë, tashmë prej më shumë se 13 orësh po mbahen peng nga pala serbe, në kufirin me Kroacinë. Qytetarët tanë po merren në pyetje, u janë konfiskuar dokumentet personale dhe kanë mbetur pa ushqime dhe pa ilaçe. Lidhur me situatën e kam njoftuar edhe zotin Lajçak. Kjo është përgjigjja dhe hipokrizia e Serbisë ndaj respektimit të të drejtave të njeriut që vjen nga një vend që aktualisht është anëtar i KiE”.

Bislimi thotë se një akt i tillë nga Serbia dëshmon edhe një herë rënien e demokracisë në Serib dhe politikën e vazhdueshme të saj të agresionit.

“Kosova është një vend i pavarur, sovran dhe demokratik. Ne nuk do të stepemi ndaj veprimeve ngacmuese nga Serbia, e cila po dëshmon edhe një herë se nuk është e përkushtuar ndaj marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe normalizimit. Siç tha Vulin: Serbia nuk bën pjesë as në CoE dhe as në BE”.

spot_img

Të fundit

Petkoviq: I vetmi që i përket shekullit të kaluar, është Kurti

Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë,...

Kaevski hedh poshtë akuzat për financimin e klubeve dhe federatave sportive

Me reagim është kundërpërgjigjur ish-drejtori i Agjencisë për Rini...

​Aliu njofton: Kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut” po rregullohet

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar...

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale për fjalimin e presidentit serb pas kthimit nga Nju Jorku: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksandar Vuçiq theksoi se është duke u zbatuar teoria e konspiracionit...

Petkoviq: I vetmi që i përket shekullit të kaluar, është Kurti

Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se tha...

Kaevski hedh poshtë akuzat për financimin e klubeve dhe federatave sportive

Me reagim është kundërpërgjigjur ish-drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, i cili i ka hedhur poshtë akuzat e OSHP-së si të...