Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Për dy vjet, një qen i zi u shndërrua...

Rrihet një i mitur në Shkup, me lëndime të rënda është dërguar në spital

Dje në ora 23:15 në SPB Shkup, nga Spitali...

Nesër në Kuvendin e Kosovës mbahen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Në Kuvendin e Kosovës të martën do të mbahen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Beteja për numrat ndërmjet pushtetit dhe LDK-së

Extra AL PVC

“Nëse dëshiron t’i mashtrosh njerëzit atëherë përdori statistikat” ka deklaruar njëherë Winston Churchilli. Kjo thënie e ish-kryeministrit britanik është bërë më aktuale se kurrë më parë gjatë betejave ndërmjet pushtetit dhe opozitës për zhvillimin e ekonomik dhe mirëqenin sociale të vendit. Të dy palët kanë ofruar perspektiva të ndryshme statistikore mbi trendet aktuale ekonomike në Kosovë.

I pari që e filloi këtë lojë ishte ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Në një status në rrjetin tij social, ai ka shkruar se “Ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar, duke dëshmuar qëndrueshmëri të bizneseve tona përballë sfidave të njëpasnjëshme.  Sipas ASK-së, për TM4 2023 rritja reale e ekonomisë ishte 3.96%, gjë që ishte në linjë edhe me pritjet tona.  Përderisa me qeveritë e kaluara për 3 vite ekonomisë i shtoheshin vetëm 1 miliardë euro, me Qeverinë Kurti për periudhën e njëjtë ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, apo mesatarisht gati 1 miliardë në vit”, ka pohuar ndër të tjera Murati.

I menjëhershëm ka qenë reagimi në këtë rast i deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami. Me qëllim të demantimit të dhënave zyrtare qeveritare, deputetja në fjalë ka deklaruar se, “Hekurani qenka bërë kreativ këtë të dielë, por rritja ekonomike sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës duket si në foton më poshtë. Derisa gjatë këtij mandati ka pasë inflacion enorm mbi 23% në kumulativ (2021: 3.4%; 2022: 11.6%; 2023: 5%; shkurt 2024: 2.2%), janë dhënë mbi 240 milionë euro tenderë njëburimor e investimet kapitale të nivelit qendror në 2023 janë sa ato të vitit 2017 vetëm 349 milionë euro.”

May be an image of text

Këtë logjikë të krekosje me arritjet ekonomike te vendit e vazhdoi përsëri zyrtari më i lartë i kuletës së shtetit. Në një reagim tjetër ai numëroi disa suksese tjera të ekzekutivit gjatë këtij mandati, sikur se, rritje mesatare ekonomike 6.2% në 3 vjet qeverisje, dyfishim i eksporteve dhe përmirësim i raportit eksport-import 1:9 në 1:6, 420 mijë vende aktive të punës-rritje për 20% nga vitit 2021, dyfishim i numrit të të rijëve të punësuar, mbështetje direkte në punësimin e mbi 12 mijë grave, broxhin me të ulët në Evropë, shpenzimet kapitale në vitin 2023 me të lara në historinë  e vendit 555 milionë të ekzekutuara, qarkullim i bizneseve gjatë vitit  2023 për 58% më i lartë se në 2019-nga 12.5 miliardë në 19.76 miliardë euro.

Tërë këtë gjuhë, zyrtari tjetër i LDK-së Berat Rukiqi e ka qujtuar të shkëputur nga realiteti dhe që ekziston vetëm në imagjinatën e pushtetit. Ai ka shkruar se në dy vitet e fundit, 30,000 qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve; Në qeverisjen Kurti, përjashto vitet e pandemisë, është periudha me rritjen ekonomike me të ulët (mesatsrja është 3%), në tërë periudhën e pavarësisë; inflacioni më i lartë në periudhën e pasluftës: për tri vite ka arritur në 23%., dallimi mes eksportit dhe importit, është thelluar, duke arritur deficit tregtar mbi 5 miliardë euro në vitin 2023. Kjo rritje është paradoksale për një qeveri që ka premtuar ulje të varësisë nga importet dhe rritje të prodhimit vendor”.

Këto dy interpretime të ndryshme tregojnë se qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me dy lexime kondratiktore të situatës. Se cilës ata do t’i besojnë më shumë mbetet të shihet kurdo që mbahen zgjedhjet.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FArberiaOfficial%2Fvideos%2F936449744464291%2F&show_text=false&width=560&t=0″ width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

 /TV Arbëria

 

 

spot_img

Të fundit

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Për dy vjet, një qen i zi u shndërrua...

Rrihet një i mitur në Shkup, me lëndime të rënda është dërguar në spital

Dje në ora 23:15 në SPB Shkup, nga Spitali...

Nesër në Kuvendin e Kosovës mbahen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Në Kuvendin e Kosovës të martën do të mbahen...

Borrell: Disa shtete evropiane pritet të njohin shtetësinë palestineze në maj

Sipas shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, disa...

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Për dy vjet, një qen i zi u shndërrua në të bardhë për shkak të vitiligos, gjendje kjo në të cilën lëkura dhe flokët...

Rrihet një i mitur në Shkup, me lëndime të rënda është dërguar në spital

Dje në ora 23:15 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë...

Nesër në Kuvendin e Kosovës mbahen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Në Kuvendin e Kosovës të martën do të mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi i cili ka vdekur dje. Në njoftim thuhet se...