Lumir Abdixhiku premton rritje enorme rrogash: Mësuesve 224 euro, mjekëve 296, policëve 200 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u zotua në Pressing...

Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Berisha me akuza ndaj Drejtorit të Policisë i thotë se e ka larguar me urdhër të politikës majorin që po hetonte Martin Berishajn e ministrat e Kurtit

Extra AL PVC

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Siguri, në mbledhjen e sotme të këtij Komisioni ku është ftuar për raportim Drejtori i Policisë së Kosovës, ka drejtuar akuza për emërime brenda Policisë së Kosovës të cilat sipas tij, rezultojnë të jenë të afërta me drejtues brenda Policisë së Kosovës dhe gjithashtu edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Berisha ka përmendur emra konkret të zyrtarëve policor, duke thënë se pas lëvizjeve nëpër pozita, tashmë po caktohet edhe kush do të merret me hetime të rasteve korruptive. Sipas Berishës, tashmë hetuesit brenda policisë së Kosovës që pushteti i konsideron si të opozitës, nuk do të kenë mundësi që të merren me procese hetimore ku për subjekt janë zyrtarë të Qeverisë Kurti.

“Komplet këta shefa që janë emëruar në këto pozita, përzgjidhen se cilët hetues do ti hetojnë aferat korruptive. Tash e tutje aferat s’mund të hetohen nga hetuesit që etiketohen si të opozitës brenda njësisë së veçantë hetimore”, ka thënë Berisha, duke shtuar se ndaj të njëjtëve bëhen edhe diskriminime të tjera që lidhen me mos dërgim në trajnime apo edhe përdorim të veturave zyrtare.

Tutje Berisha ka thënë se drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në korrik të vitit 2023 e kishte ftuar major Shemzi Hazirin dhe i është komunikuar vendimi për transferim. Berisha thotë se ky vendim ka qenë “nga niveli politik”.

“Majori Shemsi Haziri kishte thënë se kjo është për shkak të hetimeve të fundit të Martin Berishës, Nagip Kransiqit, rezervave, Donika Gërvalla, zv.Liza Gashit, ministrit Hajrullah Çeku. Ky Hajrullah Çeku është tu u hetu për një arkitekt që ia kish qit nga 5550 euro për çdo muaj për dy vjet. Nëse iu intereson kush është ky arkitekti e dimë edhe ato. Është tu u hetu edhe ministri Elbert Rrahmani për fondin për komunitete për fondinpër komunitete për keqpërdorime rreth 200 miëj euro. Hysen Durimishi për tiketa ngjitëse dhe mirëmbajtje të Autostradës dhe rruga e Podujevës”, ka deklaruar Bekë Berisha.

Berisha thotë se majori Shemsi Haziri kishte qenë njëherë Slloveni dhe dy herë në Mal të Zi për ambasadorin Martin Berishaj, dhe pas kthimit nga vizita e dytë në Mal të Zi, i është kumtuar vendimi për transferim.

“Ky paska qenë pikë kontakti e vetme me hetuesin e Malit të Zi. Dhe si duket është afru hetimi kogja mirë dhe ky për këtë arsye është larguar nga hetimi”, ka thënë Berisha.

Deputeti i ka thënë Drejtorit se me urdhër të politikës e ka larguar majorin Shemsi Haziri nga hetimet. Berish ka thënë se Drejtori i Policisë e ka shpikur një pozitë si zv.drejtor në anti-drogë, për ta trasnferuar majorin Haziri dhe për të mos e lënë pa punë të njejtin. Sipas deptuetit Berisha, tashmë në vend të major Haizirit është vendosur një shok i ministrit Xhelal Sveçla.

spot_img

Të fundit

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të...

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më...

Lumir Abdixhiku premton rritje enorme rrogash: Mësuesve 224 euro, mjekëve 296, policëve 200 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u zotua në Pressing...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të konsumoni sasi të mëdha uji çdo ditë, por në fakt, hidratimi i tepërt mund të...

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete dhe janë të pakta gjërat që të japin aq kënaqësi...

Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të T7 ka thënë se kryeministri Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore...