Këshilltari i Kurtit poston fotografi nga Kotorri, Vuçiqi e Rama të mërrolur gjersa kryeministri flet

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,...

Kryediplomatja gjermane thirrje Qeverisë së Kosovës nga Bundestagu që të bëjë gjithçka për anëtarësim në KiE

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, gjatë një fjalimi në Bundestag...

Zhvillimet rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE – Osmani takon ambasadorin amerikan dhe atë gjerman

Zhvillime të shumta po ndodhin kohë pas kohe rreth...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Belgjika nis kryesimin e BE-së

Extra AL PVC

Belgjika nga sot merr kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian.

Kështu Belgjika, vendi në të cilin edhe ndodhet selia e Bashkimit Evropian- Brukseli, dhe i cili ishte i pari që kishte rolin e kryesuesit kur ky sistem u vendos, do të kryesojë për të 13 herë me radhë.

Kryesimi belg ndodh në kohën kur do të mbahen zgjedhjet evropiane, mes datave 6-9 qershor.

Qeveria belge ka premtuar se do të ketë kapacitete të duhura dhe fokusin e mjaftueshëm për ta kryer detyrën e kryesuesit të radhës me sukses, por nuk është e qartë nëse do të kthejë në shqyrtim aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të dorëzuar në fund 2022 kur kryesimin e kishte Republika Çeke.

Qeveria e Belgjikës ka përmendur prioritetet, me të cilat do të merret gjatë gjashtë muajve.

“Presidenca belge do të monitorojë proceset që janë në vazhdim e sipër me të gjitha vendet relevante, në përputhje me metodologjinë ekzistuese, bazuar në qasjen e meritave individuale, dhe progresin e secilit kandidat në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit. Do të inkurajojmë integrimin në BE duke promovuar reformat e domosdoshme transformative në fushat kyçe, posaçërisht sundimin e ligjit, institucionet demokratike, lirinë e mediave dhe të drejtat themelore”, thuhet në dokument.

Gjatë kryesimit të Belgjikës, më 1 maj 2024, do të shënohet 20-vjetori i zgjerimit më të madh të BE-së. Belgjika do të merret edhe me definimin e një agjende strategjike për zhvillimin e BE-së ku zgjerimi do të ketë një vend të rëndësishëm. Kjo “agjendë strategjike” do ta vendosë bazën për veprimin e BE-së 2024-2029.

Sa i përket procesit të zgjerimit të BE-së, gjatë kryesimit të Belgjikës, do të mund të nisin negociatat e aderimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Bosnja e Hercegovina do të vlerësohet në mars 2024, për të parë nëse i ka përmbushur kushtet për të nisur negociatat e aderimit.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Këshilltari i Kurtit poston fotografi nga Kotorri, Vuçiqi e Rama të mërrolur gjersa kryeministri flet

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,...

Kryediplomatja gjermane thirrje Qeverisë së Kosovës nga Bundestagu që të bëjë gjithçka për anëtarësim në KiE

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, gjatë një fjalimi në Bundestag...

Zhvillimet rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE – Osmani takon ambasadorin amerikan dhe atë gjerman

Zhvillime të shumta po ndodhin kohë pas kohe rreth...

Jeta juaj pas pune shumë e rëndësishme për produktivitetin gjatë orarit

Nëse dëshironi të jeni më produktiv në punë, mund...

Këshilltari i Kurtit poston fotografi nga Kotorri, Vuçiqi e Rama të mërrolur gjersa kryeministri flet

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi nga Kotori i Malit të Zi, ku u mbajtë samiti i...

Kryediplomatja gjermane thirrje Qeverisë së Kosovës nga Bundestagu që të bëjë gjithçka për anëtarësim në KiE

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, gjatë një fjalimi në Bundestag për 75 vjetorin e Këshillit të Europës, ka përmendur edhe kërkesën e Kosovës për anëtarësim...

Zhvillimet rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE – Osmani takon ambasadorin amerikan dhe atë gjerman

Zhvillime të shumta po ndodhin kohë pas kohe rreth çështjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Së fundmi ministrja e Jashtme dhe Diasporës,...