LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë

Extra AL PVC

Turqia është një partner i rëndësishëm strategjik, prandaj BE-ja dëshiron të negociojë përsëri me qeverinë turke lidhur me migrimin dhe lehtësimin e vizave.

Pas vitesh ngecjeje BE-ja dëshiron të ringjallë marrëdhëniet me Turqinë. Bashkimi Evropian ka interes strategjik për një mjedis të qëndrueshëm në pjesën lindore të Mesdheut dhe është i interesuar për marrëdhënie me përfitim reciprok, thuhet në deklaratën e miratuar në Bruksel nga krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së.

Megjithatë thelbësore është nëse Ankaraja do të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në këtë proces.

Turqia nuk është gjithmonë një partner i lehtë, por është një partner i rëndësishëm strategjik”, tha kancelari Olaf Scholz pas përfundimit të samitit të BE-së në Bruksel. Kjo vlen për “shumë, shumë çështje” tha Scholz. Kjo është arsyeja pse për Turqinë, vend aleat i NATO-s, nevojitet një perspektivë e orientuar drejt së ardhmes.

Gjermania sugjeroi që samiti i BE-së “ta mandatojë mjaftueshëm” Komisionin e BE-së që të zhvillojë negociata për një marrëveshje për migrimin me Turqinë dhe në këmbim të saj lehtësimin e vizave për qytetarët turq që duan të vijnë në BE. “Bashkëpunimi i mirë është në interes të të dyja palëve”, theksoi Scholz.

Bashkimi doganor

Përveç liberalizimit të vizave, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së u shprehën edhe në favor të vazhdimit të bisedimeve për modernizimin e bashkimit doganor mes BE-së dhe Turqisë.

Pas diskutimeve 27 krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së vendosën në samitin e tyre që t’i japin mandatin përkatës Komisionit të BE-së.

Komisioni i BE është gjithashtu në favor të vazhdimit të bisedimeve me Turqinë, por kohët e fundit ka theksuar se qëndrimi relativisht jokritik i Turqisë ndaj Hamasit islamik bie ndesh me qëndrimin e BE-së, që e klasifikon këtë si një organizatë terroriste.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...

Alba e pyet Azemin: A ke qenë 100% vetvetja? Reagimin e saj mos e humbisni

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është...

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punon në heshtje që veterani i UÇK-së, Blerim Ramadani, të fitojë lirinë, pasi u...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën e tij ideale Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, Azem Gagica ishte i ftuari i...