Presidentja dhe kabineti i saj qeveritar bëjnë homazhe për të pagjeturit e luftës në Kosovë

Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit...

Tahiri zgjedhet deputeti më aktiv në Kuvend të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është...

Hamasi po shqyrton një kundërpropozimin nga Izraeli për kushtet e arritjes së armëpushimit në Gaza

Lëvizja islamike palestineze Hamas njoftoi në orët e para...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Bashkëjetesa e të ligës me pasionin për normalitetin e hijeshuar

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli – Thënia e shkrimtarit Ismail Kadare se  “letërsia e mirë mund të dalë  edhe nga ferri” i shkon për shtati thuajse shumë krijimeve artistike. Një kriter të tillë e përmbush mbase edhe filmi mi i ri Jonathan Glazer “The  Zone of Interest” mbi Holokaustin. Mirëpo, problemi është se në këtë film, ferri nuk shihet asgjëkund. Ai ndodh, administrohet dhe menaxhohet, si një temë normale ditore, pra “business as usual”.

Ky krijim artistik e pasqyron jetën ditore të një familje normale gjermane, kryefamiljari i së cilës, Rudolf  Höss, është drejtues i njërës prej fabrikave më masive të vdekjeve, të ndërtuara nga regjimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, me qëllim zhdukjen e Hebrenjve, në Auschwitz.  Mirëpo, askund në film nuk shihen veprat e tij monstruoze, por vetëm jeta tij “përrallore” me gruan e tij Hedwig (Sandra Hüller) dhe e pesë fëmijëve të tyre. Ferri fqinjëron me muret e shtëpisë  dhe kopshtit.

Sipas, Wendy Ide, në  shkrimin “ The Zone of Interest review  – Jonathan Glazer’s unforgettable Auschwitz drama is a brutal masterpiece” të botuar në  gazetën britanike “The Guardian”, muret e vilës janë komponentë qenësore e këtij krijimi artistik. Ato i ndajnë dy botëra të ndryshme. Të ligën dhe normalen, skëterrën dhe shkëlqimin e kopshtit, apo parajsën dhe ferrin, që siç shkruante Hannah Arendt, në librin “Origjinat e totalitarizmit” që u bënë të mundura “pa e bërë që të çahet qielli dhe të hapet toka”.

Pra paraqitet një bashkëjetese morbide ndërmjet të ligës dhe pasionit “rutinor” për rregullin, normalen dhe të bukurën, sikur të mos ndodhte asgjë. Një kombinim i kobshëm ky, i të zakonshmes me ekstremen që mund ta prodhojë vetëm banaliteti i së keqes. Diçka që bie në kundërshtim me imazhet tona tradicionale për të ligën e cila mund të lind vetëm nga jo-normaliteti dhe rënia.

Përkundrazi, në këtë film, familja Höss, i shijojnë shëtitjet, piknikun buzë lumit, dhe kalojnë ditë idilike në kopshtin për të cilën përkujdesën me plot pasion dhe dashuri, lulet e të cilit kanë një pamje mahnitëse. Tmerri dëgjohet vetëm përmes tingujve mbytës të Johnnie Burn, jehona e të cilëve tregon për tmerret brenda kampit që përputhet me tymin e zi dhe vrastar që ngrihet nga oxhaqet furrës së Auschwitz.

Por megjithatë Rudofli edhe përkundër këtyre akteve monstruoze ai e luan rolin e një prindi tejet të kujdesur ndaj familjes së tij. Apo siç shkuan, Sean O’Hagan, nëpërmjet vështrimit të regjisorit Glazer, ne bëhemi “dëshmitarë të mënyrave të shumëfishta të jetës shtëpiake të këtij çifti familjar, ku ata përshtaten me një lloj normaliteti nën tymnajën e këtij kampi. Deri sa burri e mbikëqyr biznesin e shfarosjeve masive, gruaja e tij i argëton miqtë, kujdeset për kopshtin, i feston ditëlindjet dhe i ‘mirëpret’ gratë vendase që punojnë më kërkesën e saj. Kurse mbrëmjeve, Rudolfi u lexon fëmijëve përralla me shtriga që digjen në ferr dhe para se të bie në gjumë, sigurohet që të gjitha dritat janë të fikura dhe dyert janë të mbyllura”

Është ky një burokrat “i nivelit të mesëm dhe me një zë të hollë e me prerje folkësh prej despoti, që për shkak të efikasitetit dhe përkushtimit të tij për kauzën e nacional-socializmit, ngjitet me një lehtësi të shpejtë në shkallët e makinës vrastare teknokratike të atij regjimi”. Kurse për shkak të këtij efikasiteti ai shpërblehet me një pozitë më të lartë në hierarkinë e sistemit. Por, që tani gruaja e tij nuk pranon të zhvendosen nga ai vend ideal për ta. Në fund të fundit, siç shkuan,Wendy Ide, familja Höss, ishin formësuar sipas parimeve të Lëvizjes Artaman, një lëvizje gjermane kjo anti-urbane, që e propagandonte kthimin drejt “rrënjëve të tokës” dhe mbronte idealin e një jete agrare dhe adhurimi për botën natyrore.

Ndërkohë, në pyetjen e bërë nga gazeta The Guardian” mbi arsyet  e këtij krijimi artistik, regjisori Jonathan Glazer, ka pohuar se motivet për këtë film kanë të bëjnë me përpjekjen e tij për të ritheksuar afërsinë tonë edhe sot më ato ngjarje të tmerrshme që ne i mendojmë se kanë të bëjnë vetëm në të kaluarën dhe që nuk mund të përsëriten më. Përkundrazi, “ajo mund të ndodhë edhe sot. Sepse ndjeshmëri të tilla janë përsëri në rritje me forcimin  populizmit. Rruga që morën kaq njerëz (të cilët bënin një jetë të zakonshme dhe normale) është vetëm disa hapa larg. Pra është gjithmonë vetëm disa hapa larg” ka përfunduar Jonathan Glazer.

/TV Arbëria

 

 

 

spot_img

Të fundit

Presidentja dhe kabineti i saj qeveritar bëjnë homazhe për të pagjeturit e luftës në Kosovë

Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit...

Tahiri zgjedhet deputeti më aktiv në Kuvend të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është...

Hamasi po shqyrton një kundërpropozimin nga Izraeli për kushtet e arritjes së armëpushimit në Gaza

Lëvizja islamike palestineze Hamas njoftoi në orët e para...

Presidentja dhe kabineti i saj qeveritar bëjnë homazhe për të pagjeturit e luftës në Kosovë

Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ministra të kabinetit qeveritar e ambasadorë të akredituar...

Tahiri zgjedhet deputeti më aktiv në Kuvend të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur vetë Tahiri...

Hamasi po shqyrton një kundërpropozimin nga Izraeli për kushtet e arritjes së armëpushimit në Gaza

Lëvizja islamike palestineze Hamas njoftoi në orët e para të së shtunës se po shqyrtonte një kundërpropozim nga Izraeli në lidhje me kushtet për...