Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Balluku: Turistët e huaj, rafting në lumin Drin

Extra AL PVC

Dibra vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet e preferuara të turistëve vendas e të huaj të pasionuar pas natyrës dhe sporteve të aventurës.

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe drejtuese politike e qarkut të Dibrës, Belinda Balluku ndau në rrjetet sociale pamje nga lumi Drin, ku ushtrohet sporti i bukur i rafting dhe nga bjeshkët e Zimurit, ku të pasionuarit pas paragliding e ushtrojnë atë duke shijuar pamjet mahnitëse.

“Turistë nga vende të ndryshme kanë mbërritur për rafting në lumin Drin. Por jo shumë larg prej andej në bjeshkët e Zimurit ka nga ata që duan më shumë adrenalinë përmes paragliding”, theksoi Balluku.

Pushuesit dhe turistët, që zgjedhin për të vizituar Dibrën kanë një mundësi më shumë për turizëm, pasi lumi Drin bashkë me luginën e tij piktoreske ofron mundësi mjaft të mira për rafting, duke i hapur rrugë zhvillimit të turizmit të aventurës në një destinacion të ri turistik.

Drini është një degë e lumit më të gjatë në Shqipëri dhe një nga destinacionet tërheqëse të vendit tonë për pasionantët pas sporteve ujore. Kanionet e Drinit dhe larmishmëria e rrjedhjes së lumit janë fantastike për sportin e aventurës së rafting.

Në Dibër mund të vizitohen dhe objektet e trashëgimisë kulturore dhe historike si Ura e Vashës, e cila ndodhet mbi lumin Mat në lindje të rrugës së fshatit Guri i Bardhë. Ura është ndërtuar në fillim të shekullit të 19 me gurë lumi, me gjatësi 11 metër dhe gjerësi 2.8 metër. Por, nuk mungojnë as objektet e kultit, një prej të cilave është edhe Kisha e Shën Mitrit e ndërtuar në vitin 1892, e shpallur ‘Monument Kulture’ në vitin 2007.

Turistët kanë mundësi të eksplorojnë edhe destinacione si; Grama, Korabi, Lura, Kanionet e Setës, ujëvara e Sopanikës, Kalaja e Grezhdanit, kishat e vjetra të Kërçishtit dhe fshatin e gurtë të Rabdishtit.

/k.s/

spot_img

Të fundit

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...

Dy gra rrahen mes vete në Lipjan, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në...

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nivelin e ujërave. Më i prekur është Saarland-i. Ndonëse nuk ka pasur viktima dhe...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person në Prishtinë ka ikur nga zyrtarët policorë, pasi që në shtëpinë e...